Vdekja e dy punetoreve te gurit dekorativ
BERAT- Shkelja e rregullave ne pune nga ana e pronarit te firmes dyshohet te jete shkaku i aksidentit tragjik qe i mori jeten dy punetoreve ne fshatin Novaj ne rrethin e Skraparit mengjesin e se enjtes. Policia e Beratit deklaroi arrestimin e pronarit Gentian Qato ne oret e vona te mbremjes se djeshme. Nga hetimet e para ne vendin ku germohej per nxjerrjen e gurit dekorativ ne vendin e quajtur "Gorica e Pare", por dhe nga marrja ne pyetje e punetoreve, ka rezultuar se ne firmen "Qato" jane shkelur rregullat e sigurimit ne pune. Prej kohesh ne zonen ku germohej per nxjerrjen e gurit mesohej se nuk behej nje studim i zones nga ana e specialisteve perkates. Ky i fundit mesohet se nuk ofronte kushte te pershtatshme pune per punetoret e tij dhe per kete shkak ka ardhur rreshkitja e masivit me shkembinj, qe i kushtoi jeten dy punetoreve nga Ura Vajgurore, Jani Pirko dhe Lili Tumani. Burime nga policia thane se punonjesit nuk ishin keshilluar apo pergatitur per keto raste. Keto fakte te mbledhura nga deshmia e punetoreve te tjere ka mjaftuar qe policia e Beratit te ngreje akuzen ndaj pronarit Qato. Punetoret Jani Pirko dhe Lili Tumani jane percjelle mesditen e djeshme per ne banesen e fundit nga te afermit e tyre, por dhe gjithe banoret e qytezes se Ures Vajgurore.
E. Hazizolli
E. Hazizolli