E Shtunë, 31 Tetor 2026

Melburni, “kryeqyteti” i botes

Qe nga viti 2002, listën e përvitshme te vëzhgimit botëror mbi vendin ne te cilin ja vlen te jetosh, e kryesonte qyteti kanadez por këtë vit ai është renditur ne vendin e trete përkrah Vjenës. Megjithatë, edhe këtë vit, qytetet kanadeze dhe ato australiane janë pozicionuar mjaft mire ne liste, duke rrëmbyer 7 vendet e para. Melburni është vlerësuar ne baze te 5 kategorive: stabilitet ekonomik, shëndetësi, kulture, infrastrukture si dhe arsim. Çuditërisht, ne listën e përberë nga 140 qytete ne bote kryeqytetet evropiane janë renditur mbi vendin e 50 dhe kjo sipas agjencisë qe ka kryer sondazhin, për shkak te krizës financiare ne eurozone. Helsinki është qyteti i vetëm evropian që shfaqej midis dhjetë më të mirëve. Rezultatet konfirmojnë edhe një herë një të vërtetë që dukej se njihej prej kohësh, atë që në metropolet mesatarë ose të vegjël jetohet më mirë se sa në super-metropolet me disa milionë banorë. Vendet më të këqija për të banuar në vitin 2011 u shpallën Harare në Zimbabve, Dhaka në Bangladesh dhe Port Moresbi në Papua Guinea e Re.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›