Klaus kundër ‘gay-paradës’

Përkundër faktit se të hënë në Pragë u mbajt një paradë homoseksuale, presidenti çek, Vaclav Klaus, është shprehur publikisht kundër mbajtjes së saj.
Nën patronazhin e kryetarit të Bashkisë së Pragës, Bohuslav Svoboda, të hënën ka filluar parada e pakicave seksuale çeke.
Megjithatë, parakalimi i quajtur “Parada e Krenarisë”, që do të zgjasë deri më datën 19 gusht, është kundërshtuar ashpër nga presidenti çek, Vaclav Klaus.
Ky i fundit madje ka shprehur qëndrime goxha negative ndaj saj, derisa ka bërë thirrje të bashkohen të gjithë ata që janë kundër mbajtjes së kësaj parade.
“Qëndrim negativ ndaj paradës së homoseksualëve kam shprehur edhe vitin e kaluar. Kështu që, i mirëpres të gjithë ata që do të shprehen kundër kësaj parada”, deklaroi presidenti çek.