Menezes rrezikon shkarkimin

Duket se i ka ardhur fundi aventurës së Mano Menezesit në bankinën e Brazilit. Fati i selektorit të Brazilit mund të vendoset të mërkurën, pas miqësores kundër Suedisë.
Sipas medieve braziliane, Menezes mund ta paguajë me shkarkim dështimin për të fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike verore ‘Londra 2012’. Brazili mbeti pa medalje të artë pasi në finale humbi nga Meksika 2-1.
“Në Brazil, edhe kur fitohet një titull i kampionit të botës, selektori nuk lavdërohet, paramendoni si është pas humbjes në një Olimpiadë”, deklaroi pas ndeshjes Menezes.