E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kleper në krye të inteligjencës amerikane

Presidenti Barak Obama ka emëruar gjeneralin në pension Xhejms Klepër si drejtorin e ardhshëm të zbulimit kombëtar. Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Obama prezantoi gjeneralin e forcave të armatosura. Ai tha se do të mbështetet tek Klepër për të garantuar se Shtetet e Bashkuara kanë operacionet më efikase të mundshme për zbulimin.

Nëse konfirmohet nga Senati, Klepër do të jetë i katërti person që shërben në këtë post. Xhejms Klepër ka qënë nënsekretar i Mbrojtjes për zbulimin në Pentagon. Njoftimi për kandidaturën e zotit Klepër pason dorëheqjen kohët e fundit të Denis Bler, i cili e mbajti postin për 16 muaj.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›