E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia paralajmëron Teheranin

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinexhad shprehet me indiferencë ndaj paralajmërimeve të Rusisë. Nga Gjermania presidenti rus Dmitri Medvedev i kishte bërë thirrje Teheranit, “që të ndalojë sjelljen e papërgjegjshme” rreth programit të tij bërthamor. Për televizionin libanez Ahmadinexhad u shpreh se “tensionet mes Iranit dhe Rusisë ekzistojnë por se politikanët rus veprojnë me kujdes kur flitet për interesin e tyre”.

Rusia ka lidhje të ngushta me Iranin dhe programin e tij bërthamor si arkitekte e centralit berthamor në Bushehr që ende nuk ka përfunduar. Gjatë një konference shtypi me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidenti rus Medvedev tregoi se sanksionet e reja kundër Teheranit janë pranë dhe se marrëveshja për sanksionet ekziston dhe se udhëheqësit iranianë duhet të fillojnë tu vënë veshin paralajmërimeve ndërkombëtare.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›