E Diel, 1 Nëntor 2026

Kliçko dhe Buster, frike nga Luan Krasniqi

Nga Gjermania, Sami Bacaj
Pas fitores se kolegut të Luan Krasniqit Universum Box Stall nga Hamburgu, Ruslan Cagajev kunder " Bishës " ruse Valujev, letrat në Klasen Mbreterore të Boksit janë përzier përseri. Vladimir Klickos nuk i intereson një Valujev pa titull dhe natyrisht, se ai me mirë heq dorë nga boksi- se sa ta humbë titullin kundër Luan Krasniqit dhe ish- menagjerit te tij, Hans Peter Kohl. Edhe pse, menagjeri tij e ka bllokuar Color Line Arena te Hamburgut me 14 Korrik për Luan Krasniqin. Ai, aty nuk do dyluftoj Lamon Bruster. Pasicë, Klicko është marrur vesh qe një javë me parë te dylufoj me te ne Köln Arena. Ku para dy javesh, komentatori Stefan Raab në një dyluftim kundër koleges së Luanit, Regjina Halmish- ka mbledhur 19.500 spekator dhe ka pasur mbi 10 milion teleshikues.Këtë duel e ka fituar boksjerja Halmish dhe ka marrë një milion euro. Pos problemit që Klicko dhe Bruster më shumë humbin kundër Luanit se sa fitojne, është edhe arsyeja se Klicko ka një marketing me te madhe se sa Luani. Klicko ka kontrate me televizionin privat RTL dhe atë amerikan HBO. Kurse, Luani ka me televizionin shteteror ZDF. Kjo është pengesa kryesore- sepse telvizionet nuk mund te binden se kush do ta ketë ekskluzivitetin. Prandaj Klicko do pret rastin që ti hakmerret Bruster për humbjen e tij në Las Vegas para tre vitesh. Ku Klicko u ankua se i është manipuluar uji. Duke jep teza tipike Komuniste, se shishet e ujit i kanë humbur edhe FBI... Mirpo, Bruster me nje goditje i ka prishur memorien e tij, sikurse miku i Luanit, Corrie Sanders para katër vitesh në Hannover. Klicko në këto dy duele ka treguar se ka një mjekerr prej qelqi dhe një goditje e mirë është fatale për te. Si dhe një fakt tjeter e di mirë, se Luani e njeh mirë atë dhe ai e ka pas ndërmend që ta eliminoj vëllaun e tij Vitali, e pastaj të merret me te. Edhe Lamon Bruster do ketë një buxhet me te madhe kundër Klickos se sa kundër Luanit dhe se ai mirë e ka thënë për ZDF pas fitores me Lucky Punch kundër Luanit. Ku atë e mbani për krihesh kater veta : "Se do e lut Zotin që mos ta bëjë te mundur që kurrë më ne jeten e tij, mos të dal para grushtave të Luan Krasniqit. " Një gjë te tille e tha edhe kundershtari i fundit Brian Minto, i cili nga goditje e tij te forta. I ka shkaktuar infrakt në tru- boksjerit gjerman Axel Schulz:. " Po të boksonte Luani me Lamon Bruster sikur me mua. Ai do kishte dalur fitues nga dyluftimi. " Media gjermane i favorizon dy kundershtar të mundëshem.Tony Thompson dhe Hasim Rahman. Pramdaj, pas kalimit të pëngeses se 14 Korrikut, Luani do i hapet rruga drejt majave te boksit botëror!

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›