E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi grek kerkon 3 vjet perjashtim te Bushit

Nga Andi Nuraj
E pabesueshme . ne Greqi mesa duket kane vendosur qe alban bushi te paguaj per te gjithe dhunen qe ka ndodhur kohet e fundit ne sportin grek. Nje gol ne minuten e 93 ,nje gjest antisportiv me dore ala Van Bomel dhe nje tentative per te peshtyre kundershtarin nuk jane pertypyr lehte nga baballaret e futbollit grek . Pas fryerjes ne median vendase ,veprimet qesharake te prokurorise per ligjshmerine e shqiptarit ne token helene ja ku te gjithe kerkojne denimin maksimal. Gazetat grekje te dites se sotme dhe me konkretisht "Sport day" , "Athlitiki ixo" dhe mbi te gjitha "I prasini" dalin sot me nje artikull bombe. Denim me lenien jashte fushave te greqise ,deri ne 3 vjet mund te denohet futbollisti shqiptar nga gjykata sportive e cila pritet te japi vendimin perfundimtar diten e enjte . Ne te njejten kohe gjate ketyre tre diteve nuk percillet asgje per gjestin e ronaldos qe I shkaktoi kartonin e kuq ,gjakosjen e nje drejtuesi te olimpiakos ne larisa dhe kaosin ne fushen e agrinjos ku mbeten disa vete te demtuar… Te gjitha keto diten e diel kur Bushi "turperonte kombin e qyteteruar grek"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›