E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klicko mbron titujt boterore ne peshat e renda

Kurrë më parë peshat e rënda në boksin profesionist nuk kanë qenë të dominuara nga një dinasti e vetme, madje nga dy vëllezër. Vladimir Kliçko e vazhdoi këtë dominim duke mbrojtur me sukses titujt kampionë të botës përballë sfidantit amerikan, Toni Tompson.

Suksesi i ukrainasit u arrit në raundin e gjashtë kur Tompson u rrëzua në tapet dhe gjyqtari e mbylli ndeshjen edhe pse sfidanti arriti të ngrihej në këmbë. Kliçko e kishte hedhur në tapet amerikanin edhe në raundin e pestë, por sërish Tompson ia kishte dalë të vazhdonte duelin.
Kjo e zhvilluar në Bernë të Zvicrës, ishte sfida e dytë mes këtyre boksierëve, pasi Vladimir e mundi Tompsonin edhe në vitin 2008.
Fituesi u shpreh i kënaqur pas ndeshjes. “Këtë herë ishte më e lehtë pasi unë e kontrollova më mirë ndeshjen, - tha ai, - herën e parë nuk isha në formë, nuk ishte i shpejtë dhe Toni më vuri shumë në vështirësi”.

Ai mban titujt kampion të botës në federatat ËBA, IBF, ËBO dhe IBO, ndërsa vëllai i tij më i madh, Vitali është kampion i botës në federatën ËBC.
Nuk dihet sesa kohë do të vazhdojë ky dominim ukrainas në boks, ndërsa mosha nis të bëhet kritike për të dy vëllezërit e shkëlqyer.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›