Sneijder, i paprekshëm

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni ka siguruar se mesfushori holandez, Wesley Sneijder, nuk do të largohet nga Interi, përkundër spekulimeve që po qarkullojnë.
“Unë kam thënë se asnjë lojtar nuk është i pashitshëm, e as Sneijder, që është lojtari më i vlefshëm për ne. Më pas ai më ka telefonuar dhe ka kërkuar shpjegime nga unë. I kam thënë të jetë i qetë, të relaksohet.
Është dhe do të jetë numri 10 i imi. Ai nuk preket, e them pa probleme”, deklaroi trajneri italian për Sky Sport.
Stramaccioni më pas ka folur edhe për marrëdhëniet me presidentin Massimo Moratti, për të cilin thotë se janë dakord për çdo vendim.