E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klopp, i impresionuar me Reusin

Jurgen Klopp e ka shfaqur kënaqësinë e tij për paraqitjet e Marco Reus në ‘Euro 2012’ me GJermaninë, duke shtuar se transferimi i këtij talenti në Borussia Dortmund, është arsyetuar.

Mesfushori ofanziv shënoi në debutimin e tij me ‘Die Mannschaft’ në një turne të rëndësishëm, duke shënuar në çerekfinale ndaj Greqisë. “Paraqitjet e Marcos i hoqën të gjitha dyshimet. Kualiteti dhe qetësia e tij, janë kombinim mjaft i mirë.

Ai s’ka nevojë t’i shënojë katër gola në ndeshjen e parë. Duam ta ndihmojmë atë të bëhet lojtari që jemi mësuar ta shohim, i cili mund të jetë edhe më i mirë se në Monchengladbach”, tha trajneri i Dortmundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›