Reali i Madridit behet gati per sezonin

Europiani i futbollit përfundoi dhe vëmendja po kthehet te klubet, ndërsa njëri nga yjet e Spanjës dhe të Realit të Madridit, Shabi Alonso, ka marrë rrugën deri në Indonezinë e largët për të promovuar sportin më të ndjekur në botë.
Fëmijë e të rritur, tifozë të të gjitha shtresave mblidhen në Xhakarta, në kryeqytetin e vendit më të madh mysliman të botës për të ndjekur lojtarin me personalitet të “La Rohës” dhe “Los Blankosve”.
Alonso mbërrin dhe menjëherë nis punën për të cilën ka ardhur deri në Xhakarta. Nisin fotografitë, ndërsa Shabi i jep një top futbolli lojtarëve të rinj indonezianë si dhe bën foto bashkë me ta.
Mesfushori tregon se ka marrë shumë mesazhe pasi Spanja e tij doli kampione e Europës në Ukrainë e Poloni. “Mesazhe nga Madridi, Liverpuli, nga gjithë Spanja dhe nga gjithë bota, - thotë ai, - një emocion i vërtetë dhe unë i falenderoj”.
Ndërkaq, nga “Bernabeu” njoftohet se mbrojtësi Maikon nuk do të vijë nga Interi. Ndonëse u besua se braziliani ishte pranë, sërish problem doli mosha e madhe e tij dhe rroga e lartë që kërkon.
Por, Murinjo ka edhe problemin e Esteban Graneros, pasi lojtari ka vetëm 1 vit kontratë të mbetur dhe sezonin e kaluar nuk luajti shumë. Reali hodhi poshtë një ofertë të rëndësishme nga Anglia, duke treguar se dëshiron ta mbajë në ekip edhe këtë futbollist.
Së fundi, Reali do të luajë vetëm 5 miqësore këtë verë, deri në nisje të sezonit. Ndeshjet nisin më 27 korrik në Lisbonë ndaj Benfikës për nder të Eusebios, më tej do të jenë 4 ndeshje në SHBA ndaj Galaksisë, Santos Lagunës meksikane, Milanit dhe Sëlltikut deri më 11 gusht.