E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komunizmi, virusi i shekullit

08-05-2013 / Nga Eugen Shehu

Institucione të ndryshme ndërkombëtare për hulumtime medicinore, janë intensifikisht të angazhuar në hulumtimin e viruseve të cilëve ende nuk u gjendet barna adekuate për kurim,qofte Ebolla, e Verdha e Zezë, apo Sida. Tashmë u dihet prejardhja, dihet edhe si të pengohet shtrirja e tyre, megjithate ende masivisht rrezikojnë shëndetin e njeriut. Ndokush do të pyetet, po çka të bëjë kjo me ne shqiptarët? Shumë drejt, por duhet pranuar se edhe një pjesë e popullit tonë është mirë i infektuar me një virus tepër të rrezikshëm, që vazhdon sot e gjysmë shekulli më parë, quhet KOMUNIZËM, me prejardhje dikund nga Karpatet, një sëmundje e kuqe vrastare, një sëmundje që të bllokon trurin dhe të merr jetën, ajo ushqehet dhe gjen shtrat të ngrohet vetëm aty ku derdhet gjak, kjo sëmundje e cila kaploi kombin tonë fillimisht para 60 viteve, duke marrë më shumë se 30 mijë viktima të një gjuhe e një gjaku, një votre e një nëne. E kemi në kujtesë! Por edhe e dimë se kjo sëmundje vazhdon më tej në gjirin e kombit tonë, meqë bëmë përpjekje ta pengojmë diku në vitet ‘90, por ajo nuk u dorëzua, përkundrazi sot vazhdon me një hakmarrje më të fuqishme. E dimë se sot komunizmi është i dështuar por mos të harrojmë se nuk është i dorëzuar, meqë nuk dorëzohet ai që di se nuk e meriton të jetë në shoqërinë e sodit, ai nuk i pranon vrasjet e bëra pa faj dhe me paramendim,meqë kurrë nuk e ka paramenduar veten të humbur. Ai kurrë nuk ka paramenduar se një ditë do ti gjendet ilaçi. Një komb shërohet e forcohet vetëm me Nacionalizmin e tij,ai e di këtë. Ndaj ai e quajti “revolucionin” e tij si luftë finale për regjenerimin e gjakut të njeriut,ndaj dhe përfundimisht u nda nga qytetërimi dhe humanizmi njerëzor, ndaj ai zhduku me dhjetëra miliona njerëz në botë në kërkim të “parajsës” së vet me armën e vet terrorin. Por nuk duhet të harrojmë se nuk ka dhe më frikacakë se komunizmi, ndaj ai praktikon kërcënimin, dhunën dhe terrorin. Komunizmi nuk mund të pajtohet me ata që shkruajnë “receta shërimi” kundra tij. Ndaj ai i kërcënon i terrorizon dhe kërkon që në vend të vetvetes, t’i vërë kundërshtarët në karantinë, që pastaj, si gjatë gjysmë shekullit të kaluar, të ngrejë perandorinë e tij gjakatare. Ndaj Komunizmi herë shndërrohet në Monstër e herë në Demon. Po, Po mos u habitni, për këtë që them, se njeriu i infektuar me këtë virus, shndërrohet në shumë forma e fytyra,si psh. Bdi-stë apo Socialistë, por gjithmonë në ato të trishtuara dhe të dhimbshme.
Ju vëllezërit e mi, nuk mund ta paramendoni, ndaj kujdes! Se edhe i infektuari me pafaj i ngelet borxhli tërë jetën,ndaj ai mëndej kërkon dhe haraç për jetën që njeriut ja fal Zoti. Meqë komunizmi nuk e njeh Zotin, ai njerëzit kërkon t’i shndërrojë në “skllevër vullnetarë”, ku dritën e mban për veti dhe errësirën ja jep njeriut, duhet të punosh, jetosh e mendosh vetëm siç thotë komunizmi.
Komunizmi nuk pranon kundërshtar, por thotë se je armik. Ai të gjitha viktimat e veta i konsideron si të vetëdështuar, ky ishte qefini për njeriun e moralshëm,patriot e atdhetar,ai e ndjeu se me asnjë lloj kërcënimi, poshtërimi, me asnjë lloj propagande apo denatyrimi dhune apo terrori, nuk arriti dot nacionalistët të mohonin veten, të vdisnin duke mos ditur pse vdesin,të sakrifikoheshin duke mos ditur arsyen,të mos pranonin të bëheshin servilë e spiunë, por jetët që ua ka falur Zoti i Madh ta jetojnë me nder ta duan Atdheun, Kombin dhe Flamurin. Kjo,vëllezër të mi, e ç’mend komunizmin, ndaj kujdes!, edhe kur ju thonë se janë “integralistë” socialistë, ata mbeten monstra, duan gjakun tuaj, duan jetët e juaja, për të mbijetuar ata vetë.
Dhe kur njerëzit nuk pranuan të bëhet krejt si kafshë, të shndërroheshin në një kope apo të tufëzonin edhe shpirtin e tyre,meqë një grup njerëzish nuk pranuan të zhvesheshin nga karakteri dhe morali i tyre i vlefshëm, u ngritën t’ja sabotojnë planet e komunizmit, atëherë ai nga agresiviteti i çmendur doli jashtë kontrollit, humbi luftën e ftohtë me perëndimin dhe filloi garën e gjunjëzimit paqësor me civilizimin e humanizmin, ndaj vetes i dha emrin “integralit”, “socialist” të tingëllojë më butë dhe të veshë krimin me kostum të ri, ndaj kujdes nga manovrimet e tij! Prandaj komunizmi i urren Atdhetarët i urren Patriotët, dyfish e trefish, u bën gjyq pa drejtësi, i nxjerr dhe i vret në rrugë ne emër të “popullit” sepse ata popullin e konsiderojnë si “pronë te tyre” mandej kur „populli“ nuk i dëgjon ai kërkon t’u hakmerret pse nuk servilizohen, i vret (pas shpine,kjo është metoda komuniste) pse nuk nënshtrohen, madje pushkatojnë edhe kufomën dhunojnë edhe varrin, madje dinë të derdhin edhe lot për „dëshmorë të tyre”. Ndaj Komunizmi kur përdhoset,atëherë arin kulmin e perversitetit të tij. Ndaj kujdes! Por mos frikësoheni,ani se ai nuk mund të durojë dot akuzat e argumentet e përplasura fytyrës,sepse ai edhe është i pa fytyrë, por ju vazhdoni të shkruani,vazhdoni të thirrni pastërtinë e ndërgjegjes, moralit, patriotizmit, atdhetarizmit dhe kulturës sonë kombëtare, se një ditë ju do të triumfoni, kjo vijë është e vetmja rrugë e dezinfektimit dhe shuarjes së këtij virusi që vazhdon të jetojë ende në gjirin e kombit tonë, madje edhe që është në pakicë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›