I ze prite furgonit, rremben 19-vjecaren
Elbasan- I ze prite furgonit dhe me pas rremben nje 19-vjecare. Ngjarja ndodhi dje rreth ores 13:30 ne aksin rrugor Elbasan-Tirane, ne fshatin Petresh. Florenc Saliu, 22-vjec, nga Tirana, i ka dale perpara nje furgoni qe udhetonte nga Elbasani per ne kryeqytet. Pasi e ka ndaluar, i riu ka kerkuar nga 19 vjecarja me inicialet L. L., qe te zbrese nga mjeti. Kjo kerkese ka shtangur shoferin dhe udhetaret te cilet jane perpjekur qe te marrin sa me shume sqarime. Por 22-vjecari ka kembengulur duke thene se njihej me vajzen dhe se kishte per te sqaruar dicka me te. Ajo ka zbritur pa deshire nga furgoni dhe me pas u detyrua sipas deshmitareve te hipte me force ne mjetin "Benz", me targa TR 0260 M, ne pronesi te Saliut. Menjehere per ngjarjen eshte njoftuar salla operative Elbasan dhe dy furgona te grupit te gatshem, jane nisur drejt vendngjarjes. Burime zyrtare thane se i dyshuari Florenc Saliu eshte kapur duke udhetuar drejt Tiranes. Ne Komisariat eshte shoqeruar edhe vajza me inicialet L. L., me banim ne lagjen "Haxhias" ne Elbasan. Oficere te policise gjyqesore kane marre deklarimet e vajzes, e cila ka depozituar nje kallezim penal ne adrese te rrembyesit. Ende nuk jane te qarta motivet e ketij rrembimi, kurse i dyshuari eshte shprehur se ka pasur njohje me 19-vjecaren dhe se ajo kishte zbritur me deshire. Policia ka ngritur akuzen e "rrembimit te personit" dhe hetimet po i kryen Prokuroria.
F. S.
F. S.