E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Edi Rama, urrejtje ndaj Bashes

Partia Demokratike me ane te nje deklarate akuzoi edhe perfaqesues te Partise Socialiste, per hetimin qe po kryhet ne Prokurorine e Pergjithshme ndaj ministrit aktual te Jashtem, Lulezim Basha. Zedhenesi i PD-se, Gerti Bogdani nuk nguroi te akuzoje ne menyre te drejtperdrejte, kryetarin e PS-se, Edi Rama ne lidhje me sulmin dhe urrejtjen, qe sipas tij ai ka shfaqur ndaj kundershtareve politike. Sipas Bogdanit, eshte i turpshem sulmi qe Edi Rama i beri ministrit te Jashtem, Lulezim Basha, i cili dha shembull per te gjithe, duke e kerkuar vete heqjen e imunitetit te tij. "Sot ai zgjodhi si urim per festen Kombetare, sulmin ndaj ministrit Basha, personaliteti i te cilit prej kohesh e le pa gjume z. Rama. Ministri Basha eshte i pari zyrtar ne historine e ketij vendit qe ndonese ndaj nje akuze teresisht politike, te formuar nga Rama ne zyrat e partise se tij, kerkoi edhe heqjen e imunitetit te vet", deklaroi Bogdani ne fjalen e tij. Po keshtu Bogdani e akuzoi Ramen edhe per amoralitet, duke theksuar se ai frymezohej ne deklaratat e tij, nga ish-anetaret e Byrose Politike. "PD i kujton zotit Rama se koherat e Rrapi Ninove dhe e bastardeve te Byrose Politike, e mercenareve qe ne verberi totale ekzekutonin pa gjyq qytetare te pafajshem, kane marre fund ne Shqiperi. Ato jetojne vetem ne skutat e amoralitetit njerezor te z. Rama", deklaroi Gerti Bogdani ne fjalen e tij, duke theksuar se ne menyre te turpshme Rama zgjodhi Diten e Flamurit per te nxjerre urrejtjen e tij ndaj vepres Durres-Kukes, e cila eshte rruga e bashkimit te shqiptareve dhe vepra e shekullit.

U deklaruan kunder, votuan pro

Republikanet kishin deklaruar se do te votojne kunder, shumes qe qeveria ka vendosur ne projekt-buxhetin e vitit te ardhshem per kompensimin financiar te ish-pronareve. Keshtu ne nje prononcim per "Koha Jone", kryetari i grupit parlamentar te Partise Republikane, Arian Madhi ka theksuar se kur te miratohet ne Parlament nen per nen projekt-buxheti i vitit te ardhshem, republikanet do te votojne kunder nenit 9 te tij. Ky nen i cili parashikon nje fond prej 6 milione dollare, per demshperblimin e ish-pronareve i cili do te perdoret pergjate vitit 2009. Sipas Madhit, ky fond eshte i pamjaftueshem dhe per te qene korrekt me shtresen e ish-pronareve, qeveria duhet ta kishte rritur kete fond me shume se nje milione dollare se viti 2008. Ne kete kuader Madhi ka theksuar mosperputhjen e qendrimeve mes Partise Republikane dhe asaj Demokratike ne lidhje me kete ceshtje. Por ne Kuvend, republikanet votuan ne parim, nen per nen dhe ne teresi pro projektbuxhetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›