Hetimi i ministrit Lulzim Basha per abuzim, burim debati ne Kuvend
Hetimi qe Prokuroria e Pergjithshme ka nisur per Durres-Kukes dhe konkretisht per ministrin Lulezim Basha, eshte kthyer ne molle sherri dhe ne Kuvend. Ne seancen e fundit plenare, deputetet debatuan ashper mbi shmangien qe Basha po i ben organeve te drejtesise. Socialisti Taulant Balla tha dje se PS mbeshtet Prokurorine ne hetimin ndaj Bashes, sepse ai ka vjedhur dhe ndaj duhet te hyje ne burg. Ne mbrojtje te tij, deputeti demokrat Ferdinand Xhaferri sulmoi organin e akuzes se po heton nje ceshtje, per te cilen ka nje mandat pezullimi. Sipas Xhaferrit, Prokuroria po e mban ende nen hetim Bashen duke e politizuar procesin. Lulezim Basha cilesohet nga Prokuroria si i pandehur, ndaj dite me pare ju dorezua fletethirrja per t'u paraqitur per shperdorim te detyres. Por avokati mbrojtes i ministrit, Zef Nikaj tha se fletethirrja nuk eshte gje tjeter, vecse abuzim me pushtetin dhe shkelje e dispozitave kushtetuese, qe garantojne te drejtat dhe lirite e individit per nje proces te rregullt ligjor.