E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Klik Ekspo Grup",panair më 25-30 nëntor

"Klik Ekspo grup" organizon nga data 25 deri në 30 nëntor panair ku biznese të ndryshme si brënda ashtu është jashtë vendit kanë mundësi të ekspozojnë mallin e tyre. Në një konferencë për shtyp Luan Muhametaj presidenti i "Klik ekspo Grup" ka treguar disa nga detjet e këtij panairi.
Gjithashtu në këtë konferencë kanë qenë të pranishëm edhe Presidenti i shoqatës së industrisë ushtarake Çeke, Christos Farmakis, zyra për Çështjet ekonomike dhe Tregëtisë në Ambasadën Greke si dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë në Tiranë Nikolin Jaka, madje ky i fundit ka treguar rrugën që i hap biznesit panairi i organizuar nga "Klik ekspo Grup".
Ndërkohë në këtë panair këtë vit do të ketë biznese shqiptare, të rajonit por edhe nga vende të evropës. Gjithashtu në këtë aktivitete që do të organizohet në Pallatin e Kongreseve çdo njeri mund të gjej çfarë kërkon kjo falë bizneseve që do të kenë stendën e tyre në këtë panair.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›