E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili prezanton protokollin ndërkombëtar të planifikimit familjar

Ministri i Shëndetësië Petrit Vasili ka prezantuar protokollin ndërkombëtar të planifikimit familjar. Sipas tij ky protokoll ka të bëjë me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe aksesit për zgjidhjen e metodave të sigurta dhe të besueshme kontraceptive. Ndërkohë që Vasili ka bërë të ditur se të gjithë shqiptarët mund të marrin shërbim të planifikimit familiar 413 qëndra të shërbimeve shëndetësore.
Sipas mjekes Rubena Moisiu njëkohësisht edhe drejtoreshë e martenitetit "Koço Gliozheni", ka një rritje të ndërgjegjësimit për sa i përketë planifikimit familjar dhe është rritur numri i të rinjve që përdorin kontraceptivë duke bërë që të ulet numri i femrave që abortojnë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›