Kriza nuk ndikoi ne investimet e huaja
Investimet e Hujaja Direkte (FDI) ne Shqiperi, ne 6 mujorin e pare te vitit 2009 arrijne shifren prej 436 million euro, me nje rritje prej 59% kundrejt te njejtes periudhe te vitit te kaluar. Sipas ze/vministrit te Ekonomise, Eno Bozdo, kjo rritje e ndjeshme ka ndodhur ne nje hark kohor ku ekonomia boterore shenoi nje tkurrje prej -1% te PBB (GDP), ku tregtia boterore shenoi nje tkurrje prej 9% dhe ku thuajse ne te gjitha vendet e BE ekonomia u tkurr ne shifra qe variojne nga -2% ne -20% te PBB. Ne kete kontekst, tha Bozdo, ky fakt verteton edhe nje here besimin e investitoreve te huaj ne politikat e qeverise per terheqjen e investimeve te huaja direkte, per te krijuar nje mjedis sa me miqesor per biznesin. Fakti qe ne kohen e krizes me te madhe financiare ekonomike, ekonomia shqiptare jo vetem qe nuk tkurret, por ka potencial te terheqe gjithnje e me teper investime direkte, tregon se jemi ne rruge te mbare dhe se duhet te kembengulim ne reformat e metejshme ne kete drejtim, tha Bozdo. Sipas tij, nje tregues tjeter pozitiv i diteve te fundit eshte edhe raporti i Global Competitiveness Index, i cili eshte nje tregues mjaft kompleks qe shenon nje ngritje te pozicionit te Shqiperise, me 12 vende, duke e renditur ate ne vendin e 96 ne bote.
Reformat shqiptare per ambientin e biznesit
Reforma qe po mbeshtetet gjeresisht, jo vetem nga biznesi ne vend, por edhe nga institucionet nderkombetare, solli proces me te thjeshte, me te shpejte dhe me me pak shpenzime per regjistrimin e bizneseve te reja, regjistrim te njekohshem ne administraten e taksave, ne sigurimet shoqerore, ne sigurimet shendetesore dhe ne inspektoriatin e Punes, nepermjet perdorimit te nje procedure te vetme aplikimi: sportele aplikimi per regjistrimin e biznesit ne mbare Shqiperine, duke i mundesuar nje biznesi kryerjen e te gjithe procedurave te regjistrimit ne nivel te qeverise vendore, ashtu si edhe qasje te lire te publikut ne informacionin e Regjistrit Tregtar nepermjet internetit. Ulja e nivelit te taksave eshte nje tjeter hap i qeverise per permiresimin e klimes se biznesit. Tatimet direkte u pergjysmuan: tatimi i fitimit nga 20%, u be 10%; tatimi mbi biznesin e vogel nga 3% ne 1.5%; tatimi mbi te ardhurat personale nga 20% kufiri i siperm ne takse te sheshte, u ul ne 10%; norma e kontributeve per pensione per punedhenesin nga 29%, u ul ne 15 %. Po ashtu, numri i taksave nacionale nga 21, u reduktua ne 7. Paralel me keto ulje drastike, u miratua ligji "Per procedurat tatimore", bazuar ne praktikat me te mira nderkombetare me synim, reduktimin e informalitetit dhe permiresimin e marredhenieve me biznesin. Me ane te ketij ligji i jane krijuar lehtesi biznesit, duke bere unifikimin dhe zvogelimin e gjobave, shkurtuar hallkat e apelimit, mundesuar rimbursimin automatik, por edhe duke kryer pagesat elektronikisht. Nje tjeter reforme e vleresuar eshte edhe miratimi i ligjit per falimentimin dhe agjencine qe do ta mbikeqyre ate, ligj i cili sanksionon edhe afatet kohore per kompanite qe veprojne me humbje dhe norma kualifikimi per administratoret qe do te mbikeqyrin procesin e falimentimit. Gjithashtu, perdorimi i softuereve per financat dhe instalimi i pajisjeve te skanimit kontribuuan ne pakesimin e kohes se kalimit te mallrave neper pikat doganore. Administrata doganore prej disa muajsh ka vene ne funksion sistemin e perpunimit te te dhenave gjate zhdoganimit te mallrave, Asycuda World, nepermjet te cilit ulet koha e zhdoganimit te ngarkesave dhe rritet kontrolli mbi te ardhurat. Nepermjet ketij sistemi ofrohet nje informacion i sakte dhe i azhurnuar per tregtine e mallrave.