Klima,Merkel: Në Kopenhagen është hedhur hapi i parë
Kancelarja Angela Merkel ka hedhur poshtë kritikat e ashpra lidhur me rezultatet e samitit botëror të klimës.
Në Kopenhagen është hedhur një hap i parë për politikën globale klimatike, jo shumë, por jo dhe pak, tha Merkel për gazetën "Bild am Sonntag". Tani për këtë do duhet të përgatitemi se çfarë do të bëjë Gjermania në konferencën e ministrave në mes të vitit në Bon, tha ajo.
Kryetari i SPD-së Sigmar Gabriel kërkoi nga qeveria dhe Bashkimi Evropian që të mbajnë premtimet e tyre, që të ulin emetimin e dioksidit me 30 për qind. Ai tha se vetëm kështu mundet BE-ja të rifitojë besimin e humbur dhe të ndërmarrë një përpjekje të re për një marrëveshje të detyrueshme për klimën.