Turqia kërkon nga BE libaralizimin e vizave
Turqia ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të hiqet detyrimi i marrjes së vizave për qytetarët e saj që udhëtojnë për në vendet e BE-së. Eshtë e papranueshme që detyrimi i vizave u hoq për vendet e përcaktuara të Ballkanit, kritikoi ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu. Këto vende nuk kanë përparuar për anëtarësim në BE aq sa Turqia, tha ai më tej. Davutoglu reagoi ndaj vendimit që më parë BE kishte marrë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, të cilët prej ditës së shtunë mund të udhëtojnë pa vizë në të ashtuquajturën zona-Shengen. Kjo zonë përfshin gati të gjitha vendet e BE-së, si dhe Islandën, Norvegjinë dhe Zvicrën.