E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë/ PDK-ja njeh vendimin e KZAP-it

Partia Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur se ky subjekt politik njeh vendimin e Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me shpalljen e rivotimit në tri komuna: Prizren, Gjilan dhe Lipjan.
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, të dielën, në një konferencë për mediat ka thënë se ashtu si edhe në zgjedhjet e mëparshme, edhe pas rivotimit, PDK-ja do të jetë fituese e këtyre komunave.
Njëherësh, zyrtarë të PDK-së kanë ftuar vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë që t'i monitorojnë zgjedhjet nga afër.
Ndërkohë, një ditë më parë edhe LDK-ja ka përshëndetur vendimin e KZAP-it. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka përshëndetur vendimin e KZAP-it për rivotim në tri komunat ku ka pasur parregullsi, duke thënë se rivotimi në Prizren, Lipjan dhe Gjilan duhet të organizohet në kohën më të mirë të mundshme, pas Vitit të Ri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›