E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungojnë fondet, studentët pa praktikë mësimore

Mungesa e fondeve ka bërë që të vështirësohet praktika mësimore për studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit. Dekani i tij, Andrea Maliqari, tha për "Shqip" se gjendet në vështirësi financiare për shkak të fondeve për praktikat mësimore. Maji është muaji i praktikës për studentët e viteve të fundit, përkatësit për ata të vitit të tretë, që marrin diplomë Bachelor dhe për ata të viteve të pesta, që marrin diplomën Master. "Jemi përpjekur të realizojmë kontrata për ‘punësimin‘ e këtyre të rinjve në kompani private ato shtetërore për të kryer praktikën mësimore, pasi ne e kemi të pamundur të përballojnë shpenzimet e praktikës", kështu u shpreh Maliqari, teksa ka përmendur kontratën e lidhur së fundmi me Ndërmarrjen e Ujësjellësve për praktikën e studentëve që diplomohen në hidroteknikë këtë vit. Të njëjtin shqetësim si Inxhinieria e Ndërtimit ka ngritur edhe Fakulteti i Gjeologji-Minierave. Dy javë më parë, dekani Përparim Hoxha është shprehur për "Shqip" se s‘mund t‘i realizojmë praktikat për mungesë fondesh.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›