Projekti "Piza" vlerëson arritjet e nxënësve
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka kryer në Shqipëri një testim mbi arritjet e nxënësve. Përmes bashkëpunimit me Qendrën e Arritjeve të Nxënësve në Tiranë, këtë vit u realizua testimi në "reading" (të lexuarit) dhe përfshiu moshën 15-vjeçare. Drejtori i AVA-s, Edmond Lulja, tha se "kemi testuar nxënësit e datëlindjeve 1992", ndërsa shtoi se ky testim fokusohet në vlerësimin e aftësimit të nxënësve për jetën". Testi kishte një pjesë leximi me situatë jetësore dhe nxënësit i bëhen disa pyetje për të parë si orientohet në situatat jetësore. U testuan 33 shkolla me nga 35 nxënës në të gjithë vendin. Rezultatet dalin për dy muaj nga Organizata për Bashkëpunim, që e zhvillon këtë sondazh në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Ky lloj testimi kryhet çdo tre vjet. Shqipëria ka marrë pjesë në edicionin e vitit 2003 e 2006 dhe tani po merr pjesë në kuadër të projektit "Cilësi dhe barazi në arsim të BB-së".
Ky lloj testimi kryhet çdo tre vjet. Shqipëria ka marrë pjesë në edicionin e vitit 2003 e 2006 dhe tani po merr pjesë në kuadër të projektit "Cilësi dhe barazi në arsim të BB-së".