E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Vizioni im për Amerikën

Jam sonte këtu, jo vetëm për të folur para grave
dhe burrave të nderuar të kësaj dhome, por për
të folur hapur dhe drejtpërsëdrejti para grave
dhe burrave që na sollën këtu ku jemi. E di se
për shumë amerikanë, që po na ndjekin, situata
ekonomike është shqetësimi kryesor. Dhe me të
drejtë. Nëse nuk je prekur personalisht nga recesioni,
me siguri që fatin e keq mund ta kenë pasur
miqtë, të afërmit, shokët. Nuk kemi më nevojë për
statistika shtesë për t‘u bindur se ekonomia jonë
është në recesion. Ky është një realitet që e jetojmë
përditë. Është shqetësimi me të cilin nisim ditën
dhe shkaku që nuk na lejon të vëmë gjumë në sy.
Është puna e humbur, ajo për të cilën sakrifi kove
jetën dhe mendoje se do ta kishe deri në ditën e
pensionit; është biznesi që kishe ëndërruar e ndërtuar
me mund e që tani mund të zhbëhet. Ndikimi
i recesionit është real dhe ndihet kudo. Por ndërsa
ekonomia jonë po dobësohet e besimi ynë po tronditet
e ne po jetojmë në kohë të vështira dhe të
pasigurta, do të doja që sonte, çdo amerikan të
dëgjonte mesazhin e mëposhtëm: Ne do të rindërtohemi,
do të shërohemi dhe Shtetet e Bashkuara
të Amerikës do të dalin nga kjo situatë më të fortë
se më parë. Pesha e kësaj krize nuk do të përcaktojë
fatin e kombit. Zgjidhjet e problemeve i kemi
vetë në dorë. Ato gjenden në laboratorët dhe universitetet,
në fushat dhe fabrikat, në imagjinatën e
sipërmarrësve tanë dhe krenarinë e njerëzve më
punëtorë të planetit. Këto cilësi që e kanë bërë
Amerikën forcën më të madhe progresive dhe të
begatë në historinë njerëzore janë ende brenda nesh
në përmasa të jashtëzakonshme. Ajo çka ky moment
kërkon është uniteti, përballimi i të gjitha sfi dave
që kemi përpara dhe përgjegjësia për të ardhmen.
Për të qenë të ndershëm me veten, duhet të pranojmë,
se për shumë kohë, jo gjithmonë kemi qenë të
përgjegjshëm, si qeveri apo si individë. Nuk e them
këtë për të fajësuar ndokënd, apo për t‘iu kthyer së
shkuarës, por sepse vetëm duke kuptuar shkaqet e
asaj që na solli në këtë ditë, do të jemi në gjendje që
ta shpëtojmë veten nga ky telash i madh. Është fakt
se ekonomia jonë nuk u rrënua brenda natës. As
problemet tona nuk zunë fi ll me shembjen e tregut
e kredive të banesave apo bursave. Për dhjetëvjeçarë
me radhë e kemi pasur të qartë se mbijetesa jonë
varet nga gjetja e burimeve të reja të energjisë.
Megjithatë, aktualisht ne importojmë më shumë
naftë se kurrë më parë. Kostoja e kujdesit shëndetësor
na ha miliarda dollarë kot, e megjithatë ne vazhdojmë
të mos ndërmarrim asnjë reformë. Fëmijët
tanë do të përballen për vende pune në një treg
konkurrues global, e megjithatë shkollat tona nuk
po i përgatisin për një gjë të tillë. E ndërsa gjithë
këto probleme mbeten të pazgjidhura, ne vazhdojmë
të shpenzojmë shumë para e të zhytemi thellë
e më thellë në borxhe, si individë dhe si qeveri, në
përmasat më të mëdha të të gjitha kohërave. Me
fjalë të tjera, kemi jetuar në një epokë ku shpesh
fi timet afatshkurtra kanë pasur përparësi ndaj begatisë
afatgjatë; ku kemi refuzuar të shohim përtej
pagesës mujore të kredisë, përtej tremujorit të ardhshëm,
përtej një zgjedhjeje presidenciale. Tepricat
u shndërruan në sebepe për të transferuar pasurinë
te të pasurit në vend që të investoheshin për
të mirën dhe të ardhmen pozitive të të gjithëve.
Sistemet rregullatorë u anashkaluan për hir të përfi
timeve të shpejta e të majme në kurriz të shëndetit
të vetë tregut. Njerëzit morën kredi për shtëpi, të
cilat e dinin mirë se nuk mund t‘i përballonin, nga
banka dhe huadhënës që u vunë litarin në fyt dhe i
nxitën për ta ndërmarrë këtë hap. Ndërkohë borxhet
dhe vendimet e vështira u lanë mënjanë për kohët
që do të vinin. Epo mirë, sot është dita e llogarive
dhe bashkë me të, edhe koha për të marrë në dorë
të ardhmen tonë. Pikërisht tani është koha që me
guxim e mençuri, jo vetëm t‘i japin jetë ekonomisë,
por të ndërtojmë edhe themelet për një begati
afatgjatë. Tani është koha të nisim hapjen e vendeve
të reja të punës, të rifi llojmë dhënien e kredive e të
investojmë në fusha të tilla si energjetika, kujdesi
shëndetësor dhe shkollimi, që do të rrisin e forcojnë
ekonominë tonë, ndërkohë që bëjmë përpjekjet
maksimale për të ulur defi citin buxhetor. Kjo është
edhe axhenda ime ekonomike dhe shkaku i fjalimit
tim të sotëm para jush. Është një axhendë që
nis me vendet e punës. Sapo nisa punën si President,
i kërkova Kongresit që të më jepte një plan shpëtimi
që do t‘i kthente sërish njerëzit në punë dhe do t‘u
fuste sërish paratë në xhep. Këtë e bëra sepse besoj
në qeveritë e mëdha dhe aspak për shkak të
mosndërgjegjësimit për borxhet e mëdha që kemi.
Bëra thirrje për veprim, sepse në të kundërt kostoja
dhe dështimi do të kishin qenë më të mëdha.
Në fakt, dështimi për të vepruar do ta kishte
përkeqësuar në këndvështrimin afatgjatë defi citin
tonë, pasi për vite e vite me radhë do të kishim një
ekonomi të dobët e të pafuqishme. Kjo është arsyeja
që ngulmova për një veprim të shpejtë. Sonte,
unë i jam mirënjohës Kongresit për ligjshmërinë që
i dha vendimit për veprim dhe njëherazi kam
kënaqësinë të them se Dekreti Amerikan i Rimëkëmbjes
dhe Riinvestimeve është tashmë një ligj. Gjatë
dy viteve të ardhshme, ky plan do të shpëtojë dhe
krijojë 3.5 milionë vende pune. Mbi 90 për qind e
këtyre vendeve i përket sektorit privat dhe bëhet
fjalë për vende pune që kanë të bëjnë me ndërtimin
e urave, rindërtimin e turbinave dhe paneleve diellore,
hapjen dhe shtimin e transportit. Falë këtij
plani, sot, shumë mësues do të vazhdojnë të qëndrojnë
në vendet e punës për të shkolluar dhe
edukuar fëmijët tanë, mjekët dhe personeli i spitaleve
do të vazhdojë t‘u shërbejë të sëmurëve. Falë
këtij plani, 95 për qind e amerikanëve do të përfi tojnë
ulje taksash, një ulje që do të fi lloni ta ndjeni
dukshëm duke fi lluar nga 1 prilli. Falë këtij plani,
familjet që po stërmundohen për të paguar shpenzimet
e shkollave do të marrin një kredi prej 2500
dollarësh për të gjitha vitet e universitetit të fëmijëve
të tyre. Dhe amerikanët që kanë humbur vendet e
tyre të punës në këtë recesion do të jenë të aftë që
të përfi tojnë pagesën e papunësisë për një kohë më
të gjatë nga sa parashikohet aktualisht, si dhe do të
vazhdojnë që të mbulohen nga shërbimi shëndetësor
derisa të vijnë ditë më të mira për të gjithë. Unë
e di se në këtë dhomë ka persona që janë mosbesues
ndaj planit dhe mbi të gjitha ndaj funksionimit të
tij. E mirëkuptoj këtë mungesë besimi. Këtu në
Uashington, ne e kemi parë disa herë se sa shpejt
idetë e mira janë shndërruar në premtime të pambajtura
dhe në shpenzime të kota. Me një plan të
përmasave të tilla, përgjegjësia për t‘ia dalë mbanë
është e jashtëzakonshme. Kjo është arsyeja se përse
i ngarkova zëvendëspresidentit detyrën e një vëzhgimi
të rreptë dhe të jashtëzakonshëm. Çdo anëtari
të kabinetit tim dhe çdo guvernatori në të gjithë
vendin i kam thënë që do të japin llogari para meje
dhe para popullit për shpenzimin e çdo dollari të
këtij plani. Kam caktuar një inspektor të përgjithshëm,
shumë të aftë dhe me përvojë, i cili do të
mbikëqyrë e hetojë çdo rast keqpërdorimi e mashtrimi.
Ne kemi krijuar edhe një uebsajt të ri, që quhet
recovery.gov, në mënyrë që çdo amerikan të shohë
me transparencë shpenzimin e parave të tij në këtë
plan të madh. Pra plani i rimëkëmbjes, që e kemi
shndërruar tashmë në ligj, është hapi i parë për
rikthimin e ekonomisë në funksionim. Por siç e
thashë, është vetëm hapi i parë. Sepse edhe nëse do
ta menaxhojmë gjithçka në më të mirën e mundshme,
nuk mund të fl asim për një rimëkëmbje të
plotë, pa ndrequr krizën e kredive, që ka dobësuar
ndjeshëm sistemin tonë fi nanciar. Sonte dua
të fl as hapur dhe çiltërsisht për këtë çështje, sepse
çdo amerikan duhet të dijë se kjo krizë prek drejtpërsëdrejti
mirëqenien e çdo amerikani. Ju duhet
të dini se paratë që keni depozituar në banka janë
të sigurta, sigurimet tuaja janë të sigurta dhe ju
mund të mbështeteni në funksionimin e sistemit
tonë fi nanciar. Nuk duhet të shqetësoheni për sa
thashë më sipër. Shqetësimi ka të bëjë me faktin që,
nëse në këtë vend nuk do të nisim të japim hua,
rimëkëmbja jonë do të goditet ende pa fi lluar mirë.
Fluksi i kredive është jetik për ekonominë. Kredidhënia
vlen për blerje që nga ajo e shtëpive, tek ajo
e makinave dhe gjithçkaje tjetër. Kjo për njerëzit e
thjeshtë dhe për bizneset është blerja e lëndës së
parë. Aktualisht kredidhënia ka ndalur në vend. Ajo
u godit nga kriza e kredive të banesave që i zhyti
bankat në borxhe. Me kaq shumë borxhe e me një
besim minimal, bankat janë të përfshira nga paniku
i dhënies së kredive të tjera. Kur nuk ka kredi, familjet
nuk mund ta përballojnë blerjen e makinave dhe
shtëpive. Bizneset nisin të bien e të shkurtojnë
vendet e punës. Ekonomia ndjen dhimbje dhe vuan.
Për këtë arsye, administrata po punon fort për të
prishur këtë cikël shkatërrimtar, për të rivendosur
besimin dhe për të rifi lluar dhënien e kredive. Këtë
do ta bëjmë në disa mënyra. Së pari, po krijojmë një
fond të ri kredish, që përfaqëson përpjekjen më të
madhe deri më tani për të ndihmuar aktivizimin e
kredive për makina, për shkolla dhe bizneset e vogla
në favor të konsumatorëve dhe sipërmarrësve që
do ta mbajnë të gjallë ekonominë. Së dyti, i kemi
dhënë jetë një plani në lidhje me kreditë e banesave
që do të ndihmojë familjet e përgjegjshme të përballojnë
këstet, duke i ulur ato dhe duke i rifi nancuar
kreditë. Ky plan nuk do të ndihmojë as konsumatorët,
as kredimarrësit e papërgjegjshëm, por do të
ndihmojë miliona amerikanët që po përballen
përditë me zhvleftësimin e banesave të tyre. Ky
amerikan tani do të përfi tojë nga ulja e përqindjeve
të interesit që do të hyjë shumë shpejt në fuqi. Kjo
masë do t‘u kursejë familjeve amerikane rreth 2000
dollarë në vit. Së treti, ne do të veprojmë me gjithë
pushtetin e qeverisë federale për të mbështetur
bankat më të mëdha nga të cilat varen amerikanët,
në mënyrë që ato të kenë besimin dhe paratë e
mjaftueshme për të dhënë kredi edhe në kohë të
vështira. Kur të mësojmë se bankat e mëdha do të
kenë probleme serioze, ne do t‘u kërkojmë llogari
personave përgjegjës, do të ndërhyjmë për ndryshimet
e duhura dhe do t‘i mbështesim në vazhdimësinë
e misionit të institucioneve që kanë për
detyrë t‘u shërbejnë njerëzve dhe ekonomisë sonë.
E kuptoj që për sa i përket Wall Street-it, atij mund
t‘i vijë më mirë nëse do të operonim përmes paketave
të shpëtimit bankare apo anashkalimit të personave
përgjegjës për katastrofat ekonomike. Por
një veprim i tillë nuk do të zgjidhte problemin. Qëllimi
ynë është të afrojmë ditën kur bankat të rifi llojnë
kreditimin ndaj amerikanëve dhe biznesit
vendas dhe kur kjo krizë të ketë marrë fund njëherë
e mirë. Kam ndërmend që t‘i konsideroj bankat
plotësisht përgjegjëse për çdo lloj ndihme që do të
marrin dhe këtë herë ato do të duhet të demonstrojnë
se si janë shndërruar paratë e taksapaguesve,
në para huash për amerikanët. Këtë herë, shefat dhe
menaxherët e lartë të bankave nuk do të kenë më
mundësi që të përdorin paratë e taksapaguesve për
të blerë avionë privatë apo sende luksi. Ditët kur
veprohej në këtë mënyrë i përkasin së shkuarës.
Megjithatë, ky plan do të kërkojë burime të mëdha
mbështetëse nga qeveria federale dhe ndoshta
shumë më tepër nga sa kemi hequr mënjanë deri
më tani. Por ndërsa kostoja e veprimit do të jetë
shumë më e madhe, ju siguroj se kostoja e mosveprimit
do të kishte qenë shumë herë më e madhe,
sepse në këtë rast, ekonomia nuk do të zvarritej me
javë e muaj, por me vite të tëra e ndoshta me dhjetëvjeçarë.
Mosveprimi do të kishte qenë rruga e
gabuar për të zgjidhur defi citin tonë, do të kishte
qenë i gabuar për bizneset dhe për vetë brezin e
ardhshëm. Unë e refuzoj një realitet të tillë. E kuptoj
se kur administrata e fundit i kërkoi Kongresit që të
ndihmonte bankat në vështirësi, demokratët dhe
republikanët u inatosën shumë me menaxhimet e
këqija dhe rezultatet që pasuan. Të njëjtën ndjenjë
provuan edhe vetë amerikanët dhe unë personalisht.
Kjo më bën të jem i ndërgjegjshëm dhe të
kuptoj se sa pak mbështetje do të kishte aktualisht
ndihma ndaj bankave, veçanërisht kur të gjithë po
i vuajmë vendimet e gabuara të bankierëve. Ju
premtoj se e kuptoj një ndjenjë të tillë. Por di
gjithashtu, se në kohë krize, nuk mund t‘i lejojmë
vetes që të qeverisim përmes inatit apo të bëjmë
politika të momentit. Detyra ime, detyra jonë, është
që të zgjidhim problemet. Detyra jonë është që të
qeverisim me një ndjenjë përgjegjësie. Nuk do të
shpenzoja asnjë qindarkë të vetme për të shpërblyer
bosët e Wall Street, por do të bëj çdo gjë të
mundur që t‘i vij në ndihmë biznesit të vogël që nuk
ka para të paguajë rrogat e punëtorëve, apo familjet
që nuk mund të paguajnë kreditë. Ky është qëllimi
i planit. Nuk ka të bëjë me ndihmën ndaj bankave,
por me ndihmën ndaj popullit. Kur kreditë të jenë
sërish të lirshme, edhe familjet e reja mund të blejnë
shtëpi dhe atëherë kompani të ndryshme do të
marrin punëtorë për t‘i ndërtuar këto shtëpi dhe
këta punëtorë do të kenë para për të shpenzuar dhe
mund të marrin një hua për të blerë një makinë,
apo për të hapur biznesin e tyre. Atëherë investitorët
do t‘i riktheheshin tregut dhe familjet amerikane
do të ndiheshin sërish të sigurta. Ngadalë, por në
mënyrë të sigurt, besimi do të rikthehej dhe ekonomia
jonë do të shërohej. Unë i kërkoj Kongresit të
më mbështesë në atë që e konsideroj të domosdoshme,
sepse nuk mund ta çojmë vendin tonë
drejt një recesioni të pafundmë. Për t‘u siguruar që
një krizë e përmasave të tilla të mos ndodhë më, i
kërkoj Kongresit që të lëvizë me shpejtësi në lidhje
me legjislacionin që do të reformojë, më në fund,
edhe sistemin e vjetër rregullator. Është momenti
për të zbatuar rregulla të rrepta dhe të reja për sa i
përket tregut fi nanciar. Plani i rimëkëmbjes dhe
stabiliteti fi nanciar janë hapat e menjëhershëm që
duhet të ndërmarrim për të rigjallëruar ekonominë
tonë sa më shpejt, por mënyra e vetme për ta
rimëkëmbur atë plotësisht janë investimet afatgjata,
që do të sjellin vende të reja pune, industri të
reja dhe një aftësi të re për t‘u përballur me pjesën
tjetër të botës. E vetmja mënyrë për ta shndërruar
këtë shekull në një tjetër shekull amerikan është që
të shkëputemi nga varësia ndaj naftës dhe kostoja
e lartë e shërbimit shëndetësor; shkollat që nuk po
i përgatisin siç duhet fëmijët tanë dhe mali me
borxhe që po trashëgojmë. Kjo është përgjegjësia e
jonë. Gjatë ditëve në vijim do t‘i dorëzoj Kongresit
një buxhet. Shpesh i kemi konsideruar këto dokumente
thjesht si shifra të bëra bashkë, të vendosura
në një listë programesh. Unë e shoh ndryshe dokumentin
e buxhetit. E shoh si vizioni për Amerikën,
si një projekt për të ardhmen e saj. Buxheti im nuk
tenton që të zgjidhë çdo problem. Ai refl ekton realitetin
e vështirë që kemi trashëguar, një defi cit tre
trilionë dollarësh, një krizë të thellë dhe një recesion.
Për shkak të këtyre realiteteve, secili prej nesh
në këtë sallë, demokrat apo republikan, duhet të
sakrifi kojë disa nga privilegjet e tij. Dhe këtu përfshihem
edhe unë. Por kjo nuk do të thotë që ne
duhet të injorojmë sfi dat tona afatgjata. Unë e refuzoj
fi lozofi në sipas së cilës problemet zgjidhen
vetë, që do të thotë në këtë rast se qeveria nuk
paska rol në krijimin e prosperitetit ekonomik.
Historia na mëson ndryshe. Historia na kujton se
ndaj çdo momenti të ndryshimeve ekonomike, ky
komb është kundërpërgjigjur me guxim, me veprim
dhe ide të mëdha. Në mesin e luftës civile, shtruam
linjën hekurudhore që lidhi bregun e Lindjes me atë
të Perëndimit dhe i dha hov tregtisë dhe industrisë.
Nga kaosi e trazirat e revolucionit industrial doli një
sistem shkollash publike, që përgatitën qytetarët
amerikanë për një epokë të re. Nga mesi i luftës dhe
Depresionit, ligje të caktuara bënë të mundur dërgimin
në universitet të miliona studentëve dhe
krijuan shtresën e mesme më të madhe në histori.
Lufta e mëtejshme për liri çoi në krijimin e autostradave,
çoi njeriun e parë në Hënë dhe i dha hov
shkencës e teknologjisë në përmasat e sotme. Në
çdo rast, qeveria nuk zëvendëson ndërmarrjet private,
ajo luan rolin e katalizatorit në rastin e tyre.
Sot, ne duhet të jemi sërish kombi që njihemi. Kjo
do të thotë që, edhe nëse do të bëjmë shkurtime në
programet që nuk janë të nevojshme, buxheti do të
investojë në tri fusha shumë delikate e të rëndësishme
për ekonominë tonë: energjetika, kujdesi
shëndetësor dhe shkollimi.
Le ta nisim me energjinë.
E dimë se vendi që do të ketë energjinë më të
pastër, të rinovueshme dhe të padëmshme, do të
jetë vendi që do të kryesojë shekullin e 21-të. Kina
ka ndërmarrë përpjekjen më të madhe në histori
për ta shndërruar ekonominë e saj në një ekonomi
me energji efi ciente. Ne shpikëm teknologjinë diellore,
por mbetëm pas vendeve të tjera si Gjermania
dhe Japonia, që e prodhojnë atë me shumicë. Ka
ardhur koha që Amerika të ketë sërish pozicion
lideri edhe në këtë fushë. Falë planit të rimëkëmbjes,
do ta dyfi shojmë furnizimin e vendit me energji të
rinovueshme gjatë tri viteve të ardhshme. Ne kemi
bërë edhe investimin më të madh shkencor në
Amerikë, një investim që jo vetëm do të çojë në
zbulime të reja në fushën energjetike, por do të
sjellë zbulime marramendëse edhe në fushën e
mjekësisë, shkencës dhe teknologjisë. Shumë
shpejt do të shtrojmë mijëra kilometra linja elektrike
që do t‘i japin energji shtesë qyteteve tona. Për të
transformuar tërësisht ekonominë tonë, për të
mbrojtur sigurinë dhe për të shpëtuar planetin nga
goditjet e njëpasnjëshme të ndryshimeve klimatike,
kemi nevojë për energjinë e rinovueshme. Gjej
rastin t‘i kërkoj Kongresit të më japë një ligj që të
vendosë kufi rin e duhur për emetimin e gazeve të
dëmshme dhe të nxisë prodhimin e energjive që
nuk dëmtojnë ambientin. Për të mbështetur një
plan të tillë, kemi nevojë për të investuar 15 miliardë
dollarë në vit në teknologji si panelet diellore. Për
sa i përket industrisë së makinave, të gjithë e dimë
se ky vit i ka çuar në prag të falimentimit. Ne nuk
duhet dhe nuk do t‘i mbrojmë pronarët nga praktikat
e tyre negative, por jemi zotuar për të ridimensionuar
industrinë në fjalë e për ta shndërruar në
një industri konkurruese e fi timtare. Nga ajo varet
fati i miliona njerëzve dhe i komuniteteve të tëra.
Mendoj se kombi që i shpiku makinat nuk mund t‘i
braktisë ato në këto momente. Asgjë nga sa thamë
nuk do të bëhet pa kosto të mëdha, por kjo është
Amerika. Ne nuk bëjmë gjërat që janë të lehta. Ne
bëjmë atë që është e rëndësishme për ta çuar vendin
përpara. Për të njëjtën arsye, duhet të ulim edhe
shpenzimet e tepërta dhe të kota në kujdesin shëndetësor.
Kostoja e kësaj shkakton një falimentin në
çdo 30 sekonda në Amerikë. Në fund të vitit, 1.5
milionë amerikanë mund të humbasin shtëpitë.
Gjatë 8 viteve të fundit, përqindjet e kredive janë
rritur 4 herë më shumë se pagat dhe në secilin nga
këto vite, 1 milion amerikanë kanë humbur sigurimet
e tyre shëndetësore. Duke pasur parasysh këto
fakte, nuk mund të mos e lëmë pa e bërë reformën
në kujdesin shëndetësor. Gjatë 30 ditëve të fundit,
në këtë drejtim janë bërë më shumë punë se sa gjatë
gjithë dhjetëvjeçarit të fundit. Ky Kongres kaloi një
ligj për mbrojtjen dhe dhënien e sigurimit shëndetësor
për 11 milionë fëmijë amerikanë, prindërit e
të cilëve punojnë me kohë të plotë. Plani ynë do të
investojë në dokumentet elektronike shëndetësore
dhe në teknologjinë e re që do t‘i reduktojë dokumentet,
do të ulë koston, sigurojë privatësinë dhe
do të shpëtojë jetë. Plani do të nisë përpjekjen për
të mundur një sëmundje që ka qenë pjesë e jetës së
miliona amerikanëve: kanceri. Plani parashikon
edhe investimet më të mëdha në çështjet parandaluese,
që është edhe mënyra më e mirë për të pasur
qytetarë të shëndetshëm dhe kosto sa më minimale.
Ky buxhet mbështet këto reforma. Ai përfshin edhe
zotimin historik të një reformimi masiv të shëndetësisë
dhe nënvizon parimin se çdo amerikan duhet
të ketë një shërbim shëndetësor cilësor dhe të përballueshëm.
Është një zotim që duhet ta kryejmë
nëse do të duam që të ulim defi citin në vitet në
vazhdim. E di që ekzistojnë shumë ide dhe opinione
në lidhje me mënyrën e realizimit të reformës dhe
kjo është arsyeja që jam duke bërë bashkë biznese
dhe punëtorë, doktorë dhe farmacistë, demokratë
dhe republikanë që do të nisin të punojnë mbi këtë
çështje duke fi lluar që javën e ardhshme. Nuk kam
iluzione se ky do të jetë një proces i lehtë. Përkundrazi,
do të jetë i vështirë, por di edhe tjetrën, që
rreth një shekull pas apelit të Ruzveltit për reformën
e parë, kostoja e shërbimit tonë shëndetësor është
bërë tepër e rëndë për ekonominë dhe vetë shpatullat
e amerikanëve. Mos kini asnjë dyshim për kryerjen
e shpejtë të reformës. Ajo nuk mund të presë
më. Sfi da e tretë, me të cilën duhet të përballemi,
është nevoja urgjente e mbajtjes së premtimit në
lidhje me shtrirjen dhe përmirësimin e arsimit në
Amerikë. Në një ekonomi globale, ku vlera më e
madhe që mund të kesh është aftësia e mendjes,
një shkollim i mirë nuk është një mundësi, por një
detyrim. Pikërisht tani, tre të katërtat e punonjësve
kanë nevojë për një shkollim mbi atë të shkollës së
mesme, ndërkohë që deri tani, vetëm gjysma e
qytetarëve tanë e kanë atë mundësi. Ne kemi një
nga përqindjet më të larta të braktisjes së shkollave
të mesme nga nxënësit dhe gjysma e studentëve,
që nisin universitetin nuk e mbarojnë kurrë atë. Ky
është një tregues i rënies ekonomike, sepse e dimë
që vendet në të cilat nuk mësohet sot, do të kenë
një të nesërme të prapambetur. Ja përse një nga
qëllimet e kësaj administrate është krijimi i mundësisë
që çdo fëmijë të mund të ketë akses në një
shkollim të plotë dhe konkurrues, duke nisur nga
dita e parë e jetës deri në ditën e parë të karrierës.
Tashmë kemi bërë një investim historik në shkollim,
përmes planit për rimëkëmbjen e ekonomisë. E
kemi shtuar dukshëm edukimin e hershëm të fëmijëve
dhe do të vazhdojmë ta përmirësojmë cilësinë
e tij, sepse e dimë që vitet e para të jetës janë më
vendimtaret në formimin e individit. Deri tani, ua
kemi mundësuar shkollimin e lartë 7 milionë amerikanëve
dhe kemi marrë masat për të parandaluar
shkurtimin e vendeve të punës. E dimë që shkollat
tona nuk kanë nevojë vetëm për më shumë burime
fi nanciare, ato kanë nevojë për reforma. Buxheti
ynë përfshin zëra të veçantë për trajnimin e mësuesve.
Do të investojmë në programe novatore që
do të ndihmojnë shkollat të arrijnë standardet e
larta. Do të përmbushim edhe zotimet në lidhje me
shkollat profesionale. Është përgjegjësia jonë si
ligjvënës dhe edukatorë që ta vëmë në funksionim
këtë sistem, por është përgjegjësi e çdo qytetari të
marrë pjesë në të. Sonte, unë i kërkoj amerikanëve
që të kërkojnë nga vetja më shumë vullnet e
përkushtim ndaj arsimimit të tyre dhe t‘i shtojnë të
paktën edhe një vit shkollimit të lartë dhe mbi të
gjitha amerikanët duhet të përfundojnë shkollat e
mesme. Braktisja e shkollës nuk është një opsion
që duhet të merret më në konsideratë, sepse nuk
është një braktisje që i bën vetes dhe së ardhmes
tënde, por është një braktisje që i bën vendit tënd
dhe ky vend ka shumë nevojë për vlerat dhe talentet
e çdo amerikani. Për këtë, ne do të japim
mbështetjen e nevojshme që në vitin 2020 të kemi
arritur objektivin tonë të ri: Amerika do të ketë sërish
numrin më të madh të të diplomuarve në botë.
E di se çmimet e shkollave janë më të larta se kurrë
dhe ne do të bëjmë ç‘është e mundur që ta përballojmë
shkollimin. Për të inkurajuar shpirtin e shërbimit
kombëtar për këtë dhe brezat e ardhshëm, i
kërkoj Kongresit të më dërgojë legjislacionin bipartizan
që mban emrin e senatorit Orrin Hatch, si dhe
atë të një amerikani që nuk ka reshtur kurrë së pyeturi
veten se çfarë duhet të bëjë për vendin e tij:
Eduard Kenedi. Politikat e shkollimit do t‘i hapin
dyert mundësive të reja për fëmijët tanë, por u takon
atyre që t‘i përqafojnë. Më në fund nuk ka program
e politikë që do të mund të zëvendësojë nënën, apo
babain, ata që marrin pjesë në takimet me prindër,
i ndihmojnë fëmijët në detyrat e shtëpisë, u mbyllin
televizorin dhe kompjuterin për të bërë biseda, apo
për t‘i ftuar të lexojnë libra. Tani nuk po flas si
President, por si baba dhe si i tillë mund të them se
përgjegjësia për shkollimin dhe edukimin e fëmijëve
tanë duhet të nisë që në shtëpi. Por kemi edhe
përgjegjësi të tjera ndaj fëmijëve tanë. Është përgjegjësia
për të mos i përcjellë një borxh, që ata nuk mund
ta paguajnë. Me defi citin që kemi trashëguar nga
administrata e kaluar, kostoja e krizës me të cilën
përballemi dhe sfi dat afatgjata me të cilat do të ndeshemi
e bëjnë shumë të rëndësishme uljen e defi citit.
Dua që buxheti i ardhshëm të sigurojë që çdo dollar i
shpenzuar të bëhet vetëm në emër të prioriteteve më
të rëndësishme kombëtare. Dje, pata një takim për
taksat, gjatë të cilit u zotova që të përgjysmoj defi citin
deri në fund të mandatit tim. Administrata ime ka
nisur të eliminojë çdo shpenzim apo program të
dëmshëm e joefektiv. Siç mund ta imagjinoni, ky është
një proces që do të dojë kohë, por po e nisim me
çështjet më të rëndësishme. Deri tani kemi identifi -
kuar 2 miliardë dollarë mundësi për të kursyer gjatë
dhjetëvjeçarit të ardhshëm. Në këtë buxhet, do t‘u
japim fund programeve shkollore që nuk funksionojnë
dhe do t‘u japim fund edhe pagesave të drejtpërdrejta
ndaj agrobizneseve të mëdha. Do të eliminojmë
kontratat e patenderuara, që kanë sjellë humbje prej
miliarda dollarësh në Irak dhe do të reformojmë buxhetin
e mbrojtjes, në mënyrë që të mos vazhdojmë të
paguajmë për sistemet e projektuara në epokën e
Luftës së Ftohtë, sisteme që nuk i përdorim më. Do të
çrrënjosim ndotjet, abuzimet, mashtrimet në programin
shëndetësor, që nuk i bën qytetarët tanë aspak
më të shëndetshëm, përkundrazi, dhe do të rivendosim
drejtësinë dhe balancën në kodet e taksave për
t‘i dhënë fund njëherë e mirë shmangies së taksave
nga ana e korporatave të mëdha. Për të shpëtuar të
ardhmen e fëmijëve tanë nga barra e një borxhi të
madh, do t‘i japim fund mospagimit të taksave nga 2
përqindëshi i popullsisë, që përbëhet nga amerikanët
më të pasur. Më lejoni të jem shumë i qartë, sepse e
di se po dëgjoni të njëjtat pretendime të vjetra, sipas
të cilave një masë e tillë do të shtojë taksat tek
amerikanët e thjeshtë. Në këtë rast, nëse familja juaj
fi ton më pak se 250 mijë dollarë në vit, nuk do të
përballeni me asnjë rritje takse. Plani ynë parashikon
reduktim të taksave për 95 për qind të familjeve
amerikane. Së fundi, për shkak të një defi citi të
madh edhe në çështjen e besimit, zotohem që të
rivendos sensin e ndershmërisë dhe llogaridhënies
në lidhje me buxhetin. Kjo është arsyeja që ky buxhet
është afatgjatë dhe mban llogari edhe për
shpenzimet e së shkuarës. Për herë të parë, ai përfshin
gjithë koston e luftimeve në Irak dhe Afganistan.
Për shtatë vjet kemi qenë një komb në luftë
dhe nuk do ta fshehim më çmimin e kësaj lufte.
Aktualisht po i rishohim me shumë vëmendje politikat
tona në të dyja luftërat dhe shumë shpejt do
të njoftojmë politikën në lidhje me Irakun që do t‘ia
lërë sërish në dorë vendin njerëzve të tij dhe që do
t‘i japë fund luftës. Me miqtë dhe aleatët tanë, do të
farkëtojmë një strategji të re dhe gjithëpërfshirëse
për Afganistanin dhe Pakistanin, për të mundur "Al
Kaedën" dhe luftuar ekstremizmin. Unë nuk kam
për t‘i lejuar terroristët që të komplotojnë kundër
amerikanëve. Ndërsa po fl asim këtu, sonte, gratë
dhe burrat tanë në uniformë, janë jashtë atdheut
dhe të tjerë do të ndjekin rrugën e tyre. Secilit prej
tyre dhe familjeve të tyre i dërgoj këtë mesazh: E
nderojmë shërbimin tuaj, frymëzohemi nga sakrifi
ca juaj dhe do të keni mbështetjen tonë të pafund.
Për të luftuar ekstremizmin, duhet të jemi vigjilentë
në mbajtjen e vlerave që mbrojnë trupat tona, sepse
nuk ka forcë më të fuqishme në botë se shembulli
i Amerikës. Kjo është arsyeja që kam urdhëruar
mbylljen e Guantanamos dhe do të kërkoj drejtësi
të shpejtë për terroristët e kapur, sepse respektimi
i vlerave tona nuk na bën më të dobët, por na bën
më të sigurt dhe më të fortë. Për këtë arsye, jam
sonte këtu dhe ju them pa asnjë lloj ekuivoku se
Amerika nuk torturon. Me fjalë e vepra po i tregojmë
botës se një epokë e re ka nisur. Ne e dimë që
Amerika nuk mund të përballet e vetme me kërcënimet
e këtij shekulli, por edhe bota nuk mund t‘i
përballojë sfi dat e mëdha pa Amerikën. Nuk duhet
t‘i shmangemi tryezës së negociatave, e as të injorojmë
armiqtë apo forcat që mund të na dëmtojnë.
Në vend të kësaj, duhet të ecim përpara me besimin
dhe guximin që kërkojnë këto kohë të vështira. Për
të kërkuar progres përmes një paqeje të sigurt dhe
të gjatë mes Izraelit dhe fqinjëve të tij, kemi emëruar
një të dërguar që do të përçojë mbështetjen tonë
në rajon. Për t‘u përballur me sfi dat e shekullit të
21, nga ajo e terrorizmit bërthamor te sëmundjet
dhe epidemitë masive apo varfëria, duhet të forcojmë
aleancat e vjetra, farkëtojmë të reja dhe të
përdorim të gjitha elementet dhe fuqitë e kombit
tonë. Për t‘iu përgjigjur krizës ekonomike që tashmë
është shndërruar në një krizë globale, po punojmë
me vendet e G20 për të rivendosur besimin në
sistemin fi nanciar, për të shmangur mundësitë e
përshkallëzimit të proteksionizmit dhe nxitur
kërkesën për mallra amerikanë në të gjithë globin.
Bota varet nga ekonomia jonë, sikurse ekonomia
jonë varet nga fuqia e botës. Ndërsa ndodhemi në
këtë udhëkryq të historisë, sytë e të gjithëve janë
drejtuar sërish drejt Amerikës për të parë e kuptuar
se çfarë do të bëjmë në këtë moment, në pritje për
t‘u prirë sërish. Ata që ndodhen në këtë dhomë janë
thirrur për të qeverisur në një kohë të jashtëzakonshme.
Është një barrë shumë e madhe, por njëherazi
një privilegj i madh ai që na është besuar e që
pak amerikanë në historinë e kombit tonë kanë
pasur fatin e përgjegjësinë ta kenë. Në duart tona
qëndron aftësia e ribërjes së kësaj bote qoftë për
mirë, apo për keq. E di se është e lehtë t‘i shmangesh
së vërtetës, të bëhesh cinik dhe dyshues i munduar
nga pasiguria dhe mendjengushtësia. Në jetën time
kam mësuar se shpresa gjendet në vendet më të
pamundura, se frymëzimi shpesh vjen jo nga ata që
kanë më shumë pushtet apo famë, por nga ëndrrat
dhe aspiratat e amerikanëve të zakonshëm. Në
mend më vjen Leonard Abes, presidenti i bankës
nga Majemi, që mori një bonus prej 60 milionë dollarësh
dhe ua ndau 399 personave që kishin
punuar për të, si dhe 72 personave të tjerë që kishin
punuar në të shkuarën. Ai nuk e bëri publike një gjë
të tillë, por kur gazeta lokale i ra në gjurmë, përgjigjja
e presidentit ishte: "Disa prej këtyre njerëzve i
njihja që në fëmijërinë e largët dhe nuk mund t‘i
merrja gjithë paratë për vete e t‘i lija ata në baltë".
Në mend më vjen edhe Greensburg, në Kansas, një
qytet i shkatërruar krejtësisht nga tornadoja, por që
u rindërtua nga banorët e tij si një shembull global
i mundësisë reale të forcës së energjisë së pastër që
mund të furnizojë një komunitet të tërë dhe mund
të punësojë të gjithë për të shndërruar një vend
dikur të kthyer në një mal me tulla e tjegulla në një
vend të bukur. Një banor i qytetit u shpreh në fund:
"Tragjedia ishte e tmerrshme, por pas kësaj, banorët
e qytetit u ndërgjegjësuan se nga ana tjetër ajo
ishte njëherazi edhe një mundësi shumë e madhe
për të rifilluar". Ne nuk jemi njerëz që braktisim,
apo tërhiqemi. Këto histori dhe histori të tjera
frymëzuese flasin për shpirtin e njerëzve që votuan
për ne dhe na sollën në këtë dhomë. Ata na
thonë se edhe në kohët më të vështira, në rrethanat
më të vështira, ekziston zemërgjerësia, aftësia
ripërtëritëse, dinjiteti, vendosmëria dhe vullneti
për të marrë përsipër përgjegjësinë për të ardhmen.
Vendosmëria e tyre duhet të na frymëzojë.
Shqetësimi i tyre duhet të shndërrohet në
çështjen e luftës sonë dhe ne duhet t‘u tregojmë
se jemi të barabartë në detyrën që kemi përpara.
E di se nuk kemi rënë dakord mbi çdo gjë deri më
tani dhe se në të ardhmen do të ketë sigurisht
debate dhe rrugë që do të jenë të ndryshme, por
njëherazi di edhe se çdo amerikan që është ulur
sonte këtu e do këtë vend dhe dëshiron që t‘ia
dalë mbanë. Kjo duhet të jetë pikënisja për çdo
debat që do të kemi në të ardhmen dhe pika e
referimit. Nëse bëhemi bashkë dhe e nxjerrim
këtë komb nga thellësitë e krizës, nëse i rikthejmë
njerëzit tanë sërish në punë dhe rindezim motorët
e begatisë sonë, nëse përballemi pa frikë me sfidat
e kohës sonë dhe i bëjmë thirrje shpirtit amerikan,
atëherë, kohë më vonë, vite pas kësaj, fëmijët tanë
mund t‘u thonë fëmijëve të tyre që kjo ishte koha
kur vepruam, përmes fjalëve që janë skalitur
pikërisht në këtë dhomë: "Ia vlen që të mbahet
mend". Ju falënderoj, Zoti ju bekoftë dhe Zoti
bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›