E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinsmann, gabim i shtrenjtë i Bayernit

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka thënë se angazhimi i Jurgen Klinsmannit si trajner i gjigantit bavarez ka qenë një gabim i shtrenjtë.

Klinsmann tani është selektor i ekipit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai udhëhoqi Bayernin nga korriku i vitit 2008 deri në prill 2009, kur ishte shkarkuar.

Kreu i gjigantit nga Allianz Arena, Hoeness tha për mediumet gjermane: “Kemi shpenzuar shumë para për Klinsmannin dhe periudhën sa ai ishte trajner i ekipit dhe kishim pak sukses”.

Hoeness theksoi se Klinsmann përdori kompjuterë të shtrenjtë për t’u treguar futbollistëve strategjinë e lojës, ndërsa trajnerit të tanishëm i skuadrës, Jupp Heynckes i nevojiten vetëm disa shkumësa dhe një tabelë.

Bayern është lider në Bundesligë pas nëntë xhirove, ndërsa udhëheq edhe në Grupin A të Ligës së Kampionëve me shtatë pikë nga tri ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›