E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekord i ri i Barcelonës

Pa marrë parasysh titujt e shumtë në sezonet e fundit, futbollistëve të Barcelonës nuk iu mungon motivimi. Gjenerata e sotme ka shënuar një tjetër rekord të klubit.

Gjiganti katalan në xhiron e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve mposhti Viktoria Plzenin 2-0, me golat nga Andres Iniesta dhe David Villa.

Me këtë fitore, ata përmirësuan një rekord të mëparshëm të klubit. Kjo ishte ndeshja e 13-të nga fillimi i sezonit, ndërsa ekipi i Pep Guardiolas ende nuk ka pësuar asnjë humbje. Një start i këtillë nuk i kishte ndodhur asnjëherë kampionit aktual të Spanjës.

Nga fillimi i sezonit, Barcelona nuk pësoi humbje në dy ndeshjet e Superkupës së Spanjës, në Superkupën e Evropës, shtatë takime në La Liga dhe tri përballje në Ligën e Kampionëve. Mbresëlënëse.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›