E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: KS hoqi përgjegjësinë për Sirinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vazhduar për të dytën ditë të kritikojnë Këshillin e Sigurimit se ka dështuar në kalimin e rezolutës që dënon goditjet vdekjeprurëse të regjimit sirian mbi protestuesit.

Sekretarja e shtetit Hilari Klinton ka theksuar se Këshilli i Sigurimit ka “hequr përgjegjësinë” dhe gjithashtu tha se Rusia dhe Kina, të cilat kanë vënë veton në këtë rezolutë, do të duhet të japin shpjegime ndaj popullit sirian.

Klinton tha se “populli sirian nuk do ta harrojë” dështimin e Këshillit të Sigurimit për ta miratuar këtë rezolutë.

Rusia dhe Kina në votimet e së martës përdorën fuqinë e tyre të vetos, si antarë permanent të Këshillit të Sigurimit, për ta rrëzuar këtë rezolutë, duke thënë se nuk mund të mbështesin vënien e sanksioneve për regjimin sirian. Brazili, India, Libani dhe Afrika Jugore kanë abstenuar votimet.

Sipas OKB-së, më shumë se 2,700 persona janë vrarë nga dhuna e regjimit sirian, që kur lëvizja e protestave mori hov në mes të muajit mars.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›