Sarkozi viziton Armeninë, Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, do të nisë sot turin e tij në Armeni, Azerbajxhan dhe Gjeorgji, gjatë së cilës pritet që të bëjë thirrje për zvogëlimin e tensioneve.
Sarkozi sipas agjendës do të vizitojë së pari Armeninë, më vonë do të udhëtoj për Azerbajxhan dhe në Gjeorgji për tu kthyer më pas në Paris.
Përpara vizitës së tij, në këto shtete Sarkozi u bëri thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit për "të marrë përsipër rrezikun e paqes" dhe për të shkuar drejt një zgjidhje për Nagorno-Karabak-un, i cili është një territor armen por që mbahet brenda territorit të Azerbajxhanit.
Franca, bashkë-kryeson me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, Grupin Minsk të OSBE-së, që është Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila ndërmjetësojnë zgjidhjen e konfliktit të Karabakut.
Në Gjeorgji, Sarkozi pritet të takohet me presidentin Mikheil Sakashvili ku në bisedime pritet të përfshihet edhe çështja e marrëdhënieve të tensionuara me Rusinë, që kanë vazhduar që nga lufta e shkurtër e vitit 2008, kur dy vendet luftuan mbi territorin separatist gjeorgjian të Osetisë së Jugut.