Kosovë: Përgenjështrohet lajmi për plagosjen e Thaçit

Kryeministri Hashim Thaçi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e 25-vjetorit të meshtarisë së Dom Lorenc Sopit, Dekanit të Kishës Katolike për Rajonin e Dukagjinit.
Në meshën e mbajtur në Kishën e Klinës, Kryeministri është shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij. Sipas një njoftimi të Zyrës së
Kryeministrit, Thaçi e ka uruar Sopin për këtë përvjetor. Në këtë meshë i pranishëm ka qenë edhe Ipeshkvi Dodë Gjergji. Mesnatën e mbëmshme u transmetua një lajm nga mediat vendase që fliste për plagosjen e kryeministrit të vendit.