E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shantazhoi Berluskonin, policia arreston bizesmenin

Një bizesmen italian dhe bashkëshortja e tij u arrestuan nën akuzën e shantazhimit të kryeministrit italian, Silvio Berluskoni lidhur me prostitutat.
 

Giampaolo Tarantini pranoi se ka paguar disa persona për të marrë pjesë në festat e organizuara nga kryeministri Italian.

Sipas mediave, policia thekson se ai ka zhvatur mbi 500 mijë euro dhe në këmbim u ka thënë se kryeministri nuk ishte në djeni që gratë ishin prostitute.

Berluskoni ka pranuar se ka paguar por theksoi se ai po ndihmonte një familje në nevojë."Unë kam ndihmuar një familje më fëmijë të cilët ndodheshin dhe vijojnë të jenë në gjendje tepër të vështirë ekonomike" citohet të ketë thënë Berluskoni.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›