Publikohet raporti për dhunën izraelite në anijen turke

Një panel hetues i Kombeve të Bashkuara ka konkluduar se ndërhyrja e Izraelit në anijen turke me ndihma për në Rripin e Gazës, ishte ilegale, por forcat izraelite kishin përdorur dhunë të tepruar vdekjeprurëse gjatë këtij incidenti.
Tetë shtetas turq dhe një amerikan me origjinë turke, ishin vrarë nga ndërhyrja e forcave speciale izraelite, në muajin maj të vitit 2010, në ujërat ndërkombëtare.
Raporti i panelit të OKB-së, i udhëhequr nga ish kryeministri i Zelandës së Re, Xhefri Palmer, pritet që formalisht të publikohet sot.
Por, e përditshmja Nju Jork Tajms, paraprakisht ka siguruar një kopje të tij dhe e ka publikuar në faqen e saj në Internet.