E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton: Mirëpresin marrëveshjen OKB – Irak

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur marrëveshjen e re të Irakut dhe OKB-së, për të rivendosur rreth 3400 iranianë nga një kamp në Irak.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, ka përshëndetur marrëveshjen duke e ciëlsuas si një hap të rëndësishëm.

“Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm përpara rreth gjetjes së një zgjidhje humane për situatën e tanishme në Kampin Ashraf2,- ka deklaruar Klnton në një deklaratë për mediat..

Zyrtarja e lartë ameriakën thekson se Uashingtoni është inkurajuar nga vullneti i qeverisë irakiane për të zhvilluar këtë plan duke shtuar se Shtetet e Bashkuara presin që Iraku të zbatojë të gjitha përgjegjsitë e veta që dalin nga kjo marrëveshje.

Klinton thekson se zyrtarët e ambasadës amerikane në Irak do të vizitojnë lokacionin e ri të iranianëve “rregullisht dhe shpesh herë” për të parë progresin e kësaj marrëveshje.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›