Sedorf paralajmëron Dinjon "Nuk do ta jap numrin 10"
Kalimi i Ronaldinjos te Milani duket tashmë një çështje e mbyllur dhe shumë prej futbollistëve të formacionit kuqezi kanë filluar të "përshëndetin" shokun e tyre të ri të skuadrës që pritet të vijë në qershor. Edhe Klarens Sedorf i është bashkuar kolegëve të tij, por ka bërë të qartë se Ronaldinjo nuk duhet të mendojë se meriton gjithçka, pasi nuk ka ndër mend që t‘i japë atij fanellën me numrin 10.
"Unë do të jem shumë i lumtur nëse mbërrin te Milani, pasi është një tjetër kampion i madh. Ai është i mirëpritur nga ana jonë. Por dua të them që tani se nuk do t‘i jap fanellën me numrin 10. Kur erdha te Milani nga Interi, ku mbaja fanellën me numrin 10, nuk e kërkova atë, pasi e kishte Rui Kosta. Pasi Rui u largua, unë kërkova që kjo fanellë të më kalonte mua, pasi 10 ka qenë numri im i preferuar. Mendoj se kjo mënyrë pune duhet të vlejë për të gjithë. Gjithsesi, mendoj se mbërritja e Dinjos është një gjë shumë pozitive, pasi do t‘i rikthejë entuziazmin të gjithë ambientit kuqezi. A mjafton vetëm ai? Trajneri dhe klubi e dinë atë që na nevojitet, duhen gjetur lojtarë që arrijnë të bëjnë diferencën. Unë zakonisht nuk kam qejf të përfshihem në këto biseda, por shpresoj që drejtuesit e klubit të bëjnë atë që nevojitet", u shpreh mesfushori holandez i Milanit, i cili ka lënë të kuptohet se prapavija është reparti që duhet rindërtuar. "Ndaj Juventusit, pjesa e parë foli krejtësisht për Milanin, e megjithatë pësuam dy gola që duhet të na bëjnë të reflektojmë", përfundoi ai.
Por gjithçka nuk po ecën sipas planeve për kuqezinjtë, të cilët rrezikojnë të humbin shërbimet e një prej futbollistëve më prestigjiozë, mesfushorin Ivan Xhenaro Gatuzo. Ky i fundit e ka kuptuar se ka ardhur fundi i një cikli dhe mendon që të kërkojë stimuj të ri, duke provuar të aktivizohet në një kampionat tjetër. Burime pranë lojtarit kanë bërë të ditur se paratë nuk janë shqetësim për 30-vjeçarin, pasi ai kërkon të argëtohet përsëri. Futbollistin e kërkojnë skuadra me emër në arenën ndërkombëtare si Bajerni i Mynihut në Gjermani, ndërsa në Angli po ndiqet me interes nga Mançester Junajtid, Totenhemi dhe Njukasëlli. Një problem tjetër duket se është kthimi i Shevçenkos gjatë verës. Ditën e djeshme, trajneri i Çelsit, Avram Grant, ka konfirmuar se dëshiron që të ruajë kontingjentin aktual të ekipit londinez edhe për sezonin e ardhshëm. "Dëshira jonë është që për vitin e ardhshëm të konfirmojmë të njëjtën skuadër, ndërsa mendoj se edhe Shevçenko do të qëndrojë me ne", u shpreh ai. Shumë gjëra duket se do të varen edhe nga qëndrimi apo jo i Ançelotit te kuqezinjtë. Mediat italiane kanë filluar të spekulojnë me emrat e ndryshëm të zëvendësuesve të teknikut aktual, si Rajkard apo Donadoni, të cilët pritet të kenë në stafin e tyre edhe Kostakurtën