Kater ish zyrtare ne gjyq per abuzime me pensionet

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi për shqyrtim gjyqësor çështjen penale në ngarkim të 4 ish-funksionarëve shtetërorë, të dyshuar për abuzime me pensionet e pleqërisë. Lajmi u konfirmua sot nga burime zyrtare të Prokurorisë, që pohuan se të pandehurit e çështjes janë: Agim Mema ish-drejtues në minierën e Mushqetas në Tiranë dhe 3 ish- funksionarë të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë: Zija Mema, Fatbardha Sela dhe Flora Ceka, të akuzuar për "korrupsion pasiv" dhe "falsifikim të dokumenteve zyrtare". Hetimet ndaj tyre nisën në nëntor 2008, kur 4 personat u shoqëruan nga forcat e Policisë së Tiranës si të dyshuar në abuzime lidhur me dhënien e pensioneve të parregullta për disa banorë në Tiranë. Ndërkohë këto akuza janë kundërshtuar nga të pandehurit në ballafaqimet që kanë pasur me hetuesit. Çështja në fjalë është hetuar për muaj me radhë nga Njësia "Task Force" për luftën kundër korrupsionit në Prokurorinë e Tiranës.
...