E Diel, 1 Nëntor 2026

Patentat False - Prokuroria dergon ne gjykim kater persona

Katër persona, mes tyre edhe një ish- zyrtar në Drejtorinë e Transportit Rrugor në Tiranë, të dyshuar për abuzime me dhënien e lejeve të drejtimit për mjetet, do të përballen së shpejti me Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Prokuroria e rrethit Tiranë njoftoi se përfundoi hetimet dhe regjistroi për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës çështjen penale në ngarkim të shtetasve Ylli Hasani, ish- komisioner për patentat pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor në Tiranë, Ela Shano, bashkëpronare në autoshkollën "Majestik" dhe instruktorin e kësaj autoshkolle, Vladimir Dervishi si dhe Liman Doka, të akuzuar për "korrupsion" dhe "falsifikim dokumentesh". Personat e lartëpërmendur janë marrë nën hetimin e kësaj prokurorie që në dhjetor të vitit të kaluar, si të dyshuar në pajisjen e disa individëve me leje drejtimi automjetesh në mënyrë të parregullt. Çështja në fjalë është hetuar nga Zyra e Antikorrupsionit në Prokurorinë e rrethit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›