Sejdiu: Diplomacia maqedonase me ka fyer. Nuk do ta vizitoj kete vend
Presidenti Sejdiu nuk do ta zhvillojë nesër vizitën zyrtare në Maqedoni, pasi Shkupi ndryshoi karakterin e kësaj vizite, sapo njoftoi presidenca e Kosovës. ''Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, më 13 maj 2009, mori një ftesë për vizitë zyrtare njëditore në Maqedoni nga presidenti i saj, Gjorge Ivanov. Kjo ftesë u pranua dhe iu konfirmua palës maqedonase nga Zyra e Presidentit te Republikës së Kosovës më datë 13 maj 2009. Ndërkohë, meqenëse pala maqedonase ndryshoi karakterin e vizitës zyrtare, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu e anuloi vizitën në Republikën e Maqedonisë, të planifikuar për datën 28 maj 2009. Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu si dhe institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e veçanërisht me fqinjët, duke u dhënë këtyre marrëdhënieve peshën dhe vlerën serioze që meritojnë'', thuhet në komunikatën e sapodhënë nga presidenca e Kosovës.
...