Ngjela: Berisha po ecën sipas doktrinës otomane të Enver Hoxhës
Share
Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, ka dalë në krah të presidentit Topi, në lidhje me debatin e fundit mbi të përsekutuarit politikë. Ai ka përshëndetur reagimin e Topit ndaj Berishës dje, duke e cilësuar atë sit ë drejtë.
Ndërkohë, Ngjela ka akuzuar ashpër Berishën, duke thënë se ky i fundit është duke ndjekur doktrinën e Enver Hoxhës.
Përshëndes hapin e ndërmarrë nga presidenti ndaj kryeministrit. Berisha po ecën sipas doktrinës otomane të Enver Hoxhës, ka thënë Ngjela gjatë një deklarate për shtyp.