E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të dua, shqiptari mashtron italianen për paratë

MILANO – Nje shqiptar, 39 vjecar eshte arrestuar ne Itali, pasi i ka marre nje te moshuare italiane 250 mije euro brenda muajit, duke e mashtuar se ishte i dashuruar me te dhe donte te martohej.

Ngjarja ka ndodhur ne Milano dhe raportohet nga mediat italiane, te cilat duke iu referuar policise bejne me dije vetem inicialet e shqiptarit, A.D.

Gruaja 60 vjecare duket i ka besuar gjithe premtimet dhe deklaratat e dashurise se shqiptarit, nderkohe qe synimi i tij sipas policise ka qene pasuria e gruas, me nje vlere totale 1.5 milione euro.

Sinjalet per grabitjet ne emer te dashurise i kishte diktuar nje punonjes banke, qe konstatoi se nga llogaria e gruas behehsin terheqje te shumta e te shpeshta parash.

Pas kesaj policia u vu ne hetim, deri sa zbuloi mashtrimin dhe arrestoi shqiptarin, te cilin tashme e pret denimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›