Klinton: SHBA-ja dhe Rusia qëndrime të ndryshme për Sirinë

BE e shqetësuar për fatin e refugjatëve
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha sot se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë dallime të mëdha lidhur me krizën në Siri.
Zonja Klinton dje u takua me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, në margjinat të samitit të liderëve të rajonit Azi – Paqësor (APEC), në Vlladivostok të Rusisë.
Zoti Putin i ka përshkruar bisedimet si “shumë konstruktive”. Megjithatë, Hillari Klinton, tha se do të vazhdoj të kërkoj nga Moska që të shtoj presionin ndaj Sirisë.
Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do ta shtojnë mbështetjen për opozitën në Siri, nëse Rusia nuk i bashkohet presionin ndërkombëtar në rritje ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Asad.
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas takimit me Hillari Klinton, tha se Rusia është kundër më tepër sanksioneve ndaj Sirisë dhe Iranit.
BE e shqetësuar për refugjatët
Konflikti në Siri ka provokuar më shumë se 100 viktima në 24 orët e fundit. Luftimet intensive në Alepo dhe Damask, ku sipas opozitës, ushtarët e regjimit të presidentit sirian Bashar al- Assad, kanë hyrë në kampin palestinez të Jarmuk-ut duke marrë disa të plagosur nga spitali i kampit. Por luftime të ashpra ka pasur edhe në kufirin me Irakun ku nga të shtënat ka gjetur vdekjen një fëmijë irakiane, ngjarje që ka provokuar protesta në Bagdad. Bashkimi Evropian ndërkohë po shqyrton masa të reja kundër Damaskut. Shefja e diplomacisë në Bruksel, baronesha Ketrin Eshton është shprehu se kohët e fundit janë rishqyrtuar shpesh masat që mund të ndërmerren ndaj Damaskut, për të vlerësuar nëse është e nevojshme që të shtohen të tjera dhe që të aplikohen në mënyrën e duhur. Por gjithashtu vëmendje i kushtohet dhe shkeljeve të ndryshme. Bashkimi Evropian ka ndarë rreth 200 milion euro për refugjatët. Ministri i jashtëm gjerman Guido Vestervele ka vizituar kampin e Zatarit, në Jordani, ku refugjatët jetojnë në kushte të vështira dhe nuk janë të autorizuar të largohen nga kampi.