Sanksione për avokatët që bllokojnë proceset gjyqësore
Gjyqtarët vlerësojnë ligjin për avokatinë
Pritshmëritë e gjyqtarëve nga ndryshimi i ligjit të Avokatisë janë të mëdha pasi sipas tyre është zgjidhur problemi kryesor që Dhoma Kombëtare e Avokatisë kishte në marrjen e masave disiplinore ndaj avokatëve që abuzojnë. Sipas kreut të Krimeve të Rënda, Sandër Simonit tashmë ligji i ri i ka thjeshtëzuar procedurat e disiplinimit.
Lidhur me diskutimet që ka patur për shtimin e kompetencave të gjyqtarëve ndaj palëve në proces, Simoni ka sqaruar se ndryshime të tilla duhet të bëhen vetëm në kodin e procedurës penale. Ai ka theksuar se për gjyqtarët nuk është i rëndësishëm shtimi i kompetencave por integriteti i procesit gjyqësor.
Sipas Dhomës Kombëtare të Avokatisë deri tani arsyeja e mos-shqyrtimit të ankesave të palëve lidhur dhomës së avokatisë deri tani ka patur të bëjë me justifikimin se procesi i marrjes së masave ndëshkuese ndaj avokatëve ka qenë i komplikuar. Tashmë ligji i ri ka përcaktuar mënyrat e sjelljes abuzive dhe masat ndëshkimorë që duhet të jepen sipas rasteve, gjë e cila nuk ka qenë në ligjin e mëparshëm.