Rekord Shqiperia ngjitet ne vendin e 58-te
Ne renditjen e muajit tetor 2010 te publikuar me 17 nentor Kombetarja jone pozicionohet ne vendin e 58-te 520 pike. Rekordi i meparshem historik i Shqiperise ishte vendi i 62-te i regjistruar ne gusht te vitit 2006 - atehere per shkak te rillogaritjeve ne sistemin e ri referencial statistikor te qeverise se futbollit- dhe i perkiste trajnerit gjerman Hans-Peter Brigel. Ky mund te cilesohet si nje progres i rendesishem i futbollit shqiptar ne arenen nderkombetare e qe reflekton edhe forcen e kuqezinjve. Djemte e Kuzhese ne nje vit thuajse perfekt ku eshte regjistruar vetem nje humbje ajo me Bjellorusine 2-0 ne transferten e Minskut ngjiten 7 vende ne raport me muajin shtator kur renditeshim ne vendin e 65-te. Edhe ne renditjen kontinentale te UEFA-s Shqiperia ngjiti dy vende dhe tani eshte e 33-ta nga 53 federata evropiane - nje muaj me pare renditej e 35-ta- dhe ka mundur te lere pas dhe emra te tille si Belgjika e 35-ta Polonia e 36-ta Maqedonia e 39-ta Finlanda e 42-ta apo dhe Qipro e 44-ta.
Vendi i 58-te eshte pozicioni me i mire i Shqiperise per vitin 2010 qe e nisi nga vendi i 97-te ne janar te ketij viti duke fituar gjate tete muajve te pare 41 vende ne renditjen boterore. Per sa i perket renditej boterore Shqiperia ndodhet midis Hondurasit 57 dhe Zelandes se Re 59. Ne Evrope Shqiperia ndodhet midis Izraelit 32 dhe Armenise 34. Renditja e nentorit ka pesuar vetem nje ndryshim ne dhjeteshen e pare ku kryesojne Spanja Holanda dhe Brazili Egjipti ka fituar vendin e dhjete duke zbritur Rusine ne vendin e 13-te.