Lezha per here te pare pret nje gare Drag-u
Me 21 nentor shoqata lsquoDifferent Drive Albania DDA beri me dije se organizon nje gare Drag-u gare shpejtesie ku vleresohet makina e cila arrin te pershkoje ne kohe me te vogel nje trajektore te drejte prej 400 m gjatesi. Burime prane kesaj organizate e themeluar dhe e perbere nga te apasionuarit pas autoveturave sportive pohuan se ne kete gare do te marrin pjese gjithsej 40 makina nr. maksimal i paracaktuar nga organizatoret te ndara ne 4 kategori sipas kubikeve dhe fuqise se motorit te cilat do te eliminojne njera-tjetren ne sfida dyshe koke me koke deri ne sfiden finale qe do te percaktoje fituesin. Per sa u perket pjesemarresve shoqata Different Drive Albania njoftoi se ne garen e pare do te marrin pjese 30 garues nga Shqiperia 8 nga Kosova 1 nga Maqedonia dhe nje nga Turqia. Kjo gare do te organizohet ne ish- Aerodromin e Gjadrit ne Lezhe vend ky i pershtatshem dhe i sigurt per gara te tilla. Ky eveniment i automobilizmit do te nise ne oren 0900 te mengjesit dhe do te perfundoje ne 1600 te pasdites. Shoqata DDA njoftoi se kjo gare organizohet konform te gjitha rregullave. Per zhvillimin e ketij evenimenti eshte marre leje nga organet perkatese si edhe eshte marre konfirmimi qe ne vendin e aktivitetit do te kete nje makine te policise dhe nje ambulance per te qene te pergatitur per cdo rast te pakendshem qe mund te ndodhe ne keto lloj grupimesh.