E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: SHBA, mirenjohese per rolin e Shqiperise ne rajon Qamil Xhani

Shtetet e Bashkuara te Amerikes shprehin mirenjohje per rolin e Shqiperise ne rajon ne ruajtjen e stabilitetit ne Ballkan. Vleresimi eshte bere nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ne nje mesazh urimi qe i ka derguar Ministrit te Jashtem, Edmond Panariti. Duke shprehur konsiderata per detyren e Panaritit, Klinton ben edhe nje vleresim te politikes se jashtme dhe diplomacise shqiptare ne rajon dhe me gjere. "SHBA dhe Shqiperia gezojne nje partneritet te forte ne shume fusha. Ne jemi mirenjohes per rolin thelbesor qe ka luajtur vendi juaj ne ruajtjen e stabilitetit ne Ballkan dhe vleresojme mbeshtetjen e vazhdueshme te Shqiperise ne perpjekjet tona te perbashketa ne Afganistan dhe ne nje sere ceshtjesh ne forumet nderkombetare", - shprehet Sekretarja e Shtetit, Klinton, ne telegramin e saj per kreun e ri te diplomacise shqiptare.

Me tej, numri nje i diplomacise amerikane shpreh mbeshtetjen zyrtare ne Uashington per procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. "Do te doja te perserisja mbeshtetjen amerikane per Shqiperine ne kryerjen e reformave te nevojshme per te arritur objektivin e saj per anetaresim ne BE", - thuhet ne mesazhin e urimit qe eshte derguar nga Klinton per ministrin e Jashtem te Shqiperise, Edmond Panariti. Duke shprehur urimet per emerimin e tij ne krye te diplomacise shqiptare, Klinton shpreh besimin se Panariti do te punoje per nje zhvillim te metejshem te marredhenieve mes dy vendeve. "Jam e bindur se ju si Minister i Jashtem do te punoni per nje zhvillim te metejshem demokratik dhe prosperitet ekonomik ne Shqiperi, do te ruani politiken e jashtme konstruktive te vendit tuaj dhe te vazhdoni te forconi lidhjet mes vendeve tona", - thuhet ne mesazhin e Sekretares Amerikane, Hillari Klinton, derguar dje Ministrit te Jashtem, Edmond Panariti. Marredheniet shume te mira mes dy vendeve jane konfirmuar dhe nga qendrimet e Ambasades Amerikane ne SHBA, por ne menyre edhe me evidente nga ndihma dhe kontributi qe SHBA ka dhene per institucionet dhe konsolidimin e demokracise ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›