Sarandë, gjendet i pajetë 59-vjeçari, dyshohet se është mbytur

Një 59-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar ku 59-vjeçari Ylli Qiraku është gjetur i pajetë përgjatë bregut të detit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat pas kqyrjes që i kanë bërë kufomës ka rezultuar se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se 59-vjeçari mund të jetë mbytur aksidentalisht.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes së 59-vjeçarit.