Masakër në maternitet, babai hedh nga kati i katërt foshnjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në martenitetin"Koço Gllozheni”, ku babai ka hedhur nga kati i katërt foshnjen e sapo lindur. Sipas policisë së Tiranës ngjarja ka ndodhur në brendësi të godinës, ky Hysen Biba ka hedhur nga dritarja e dhomës së martenitetit foshnjen e tij tre ditëshe, të seksit mashkull.
Menjëhërë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policies, ndërkohë që pas ngjarjes babai i foshnjes është larguar nga dhoma si dhe ka braktisur godinën e martenitetiT duke u larguar me një makinë. Po sipas policisë së Tiranës menjëherë janë ngritur postobolloqe dhe arrestimi i tij është bërë pas afro 60 minutash në Kamëz.
Ndërkohë që të njëjtat burime bëjnë me dije se në momentin që Biba ka hedhur foshnjen nga dritarja e dhomës ka qenë i vetëm, pasi bashkëshortja e tij ishte larguar për disa minuta. Kështu pasi ka kryer aktin ai është larguar nga godina më automjetin e tij, ku më pas është kapur nga policia në Kamëz. Sipas uniformave blu mësohet se Biba dyshohet se ka qenë në kushte të depresioni.