Obama: Egjipti ka nevojë për një ndryshim të rregullt
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, bëri thirrje për një kalim paqësor në Egjipt në një qeveri që të pasqyrojnë aspiratat e popullit egjiptian.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se Presidenti Obama ritheksoi edhe një herë se është kundër ushtrimin të dhunës, duke bërë thirrje për përmbajtje dhe shprehur mbështetjen për të drejtat universale, përfshirë të drejtën e grumbullimeve paqësore, të shoqërimit dhe të fjalës.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se presidenti mbështet “një kalim të rregullt” në një qeveri që t`u përgjigjet aspiratave të popullit egjiptian dhe kërkoi nga secili udhëheqës me të cilin foli që të bënin një vlerësim të situatës.
Media në Turqi citoi një deklaratë të zyrës së zotit Erdogan, në të cilën thuhet se të dy udhëheqësit ranë dakord për “nevojën e respektimit të të drejtave legjitime dhe demokratike të popujve të rajonit” dhe “shprehën shpresën se zhvillimet në vendet e rajonit nuk to të çojnë në prishjen e rëndë të stabilitetit”.
Në rrugën përpara Shtëpisë së Bardhë demonstruesit thërrisnin parulla kundër Mubarakut dhe kërkonin largimin e tij nga pushteti. Mes tyre ishin edhe Mohammad Mosalem dhe Esam Jusef.
Ndërkohë ElBaradei u tha protestuesve në Kairo se “nuk ka kthim mbrapa” pas fillimit të protestave kundër Mubarakut dhe në një seri intervistash televizive dje, ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet të mos e mbështesin më tej Presidentin Mubarak.