E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton: Veprime të fuqishme kundër terroristëve

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka bërë thirrje për veprim të fuqishëm nga Pakistani, Afganistani dhe Shtetet e Bashkuara, për tiu dhënë fund sulmeve terroriste në rajon.

Ajo i ka bërë këto komente në përgjigje të sulmeve të militantëve talibanë, që kanë tronditur Kabulin dhe qytetet e tjera afgane të dielën.

Klinton mësohet ti ketë telefonuar ministres së Jashtme pakistaneze, Hina Rabani Khar, për ti përcjellë porosinë se tri qeveritë kanë përgjegjësi të përbashkët për tu përballur dhe për të mposhtur terroristët dhe ekstremistët e dhunshëm.

Qeveria në Kabul ka akuzuar rrjetin terrorist me seli në Pakistan, Hakani, se ka ndihmuar talibanët.

Luftimet 16-orëshe, që kanë nisur të dielën në Kabul, kanë përfunduar të hënën, pas sulmeve në pozicionet militante me helikopterë të NATO-s.

Sipas Qeverisë afgane, në luftime kanë humbur jetën 36 militantë, 8 trupa afgane dhe 3 civilë.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmet, duke i quajtur ato fillim i ofensivës pranverore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›