E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton alarmon për rritjen e çmimeve të ushqimeve

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka tërhequr vërejtjen se mungesa e ushqimeve dhe rritja e çmimeve për produktet ushqimore rrezikon të krijojë destabilizim të gjerë.

Klinton gjatë një takimi në FAO, Agjencia e OKB-së dhe Ushqimit e Bujqësisë, tha se nevojitet veprim i menjëhershëm për të parandaluar krizat e viteve 2007 e 2008 që çuan në protesta në shumë vende.

Pasojat e mosveprimit mund të jenë "të rënda" tha Klinton. OKB-ja llogarit se 44 milionë njerëz kanë rënë në varfëri që nga qershori i kaluar për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›