NASA: Asteroidi YU55 po I afrohet tokës
Asteroidi më i madh deri më tani po i afrohet tokës. Lajmi është bërë i ditur nga shkencëtarëet e NASA-s, sipas së cilëve ai do të duhej të mbetej larg planetit tonë mbi 300 mijë kilometra, por do të jetë objekti më i madh që i është afruar kaq shumë planetit. Ekspertët e NASA-s kanë paralajmëruar se në muajin nëntor të këtij viti pritet kalimi i një asteroidi të madhe ndërmjet Tokës dhe Hënës. Nëse ky asteroid i quajtur YU55, largohet nga rrugëtimi i tij aktual dhe do të godiste Tokën, ajo goditje do të mund të krahasohej me shpërthimin e 65 mijë bombave bërthamore, ndërsa do të provokonte kraterin me diametër gati 10 kilometra, shkruan Space Daily. Po sipas ekspertëve, një gjë e tillë pothuajse 100 për qind nuk do të ndodhë, NASA këtë asteroid megjithatë e ka cilësuar si objekt të rrezikshëm, edhe pse nuk ka arsye për tu përfshirë nga paniku, sepse rrallë ndodh që asteroidi të mos mbetet në rrugën e parashikuar të lëvizjes.